Bota
Sërish dhunë në rrugët e Parisit, protestuesit kanë kërkesa të reja
Rrugët e Parisit sërish u bënë arenë e përleshjeve të dhunshme mes policisë dhe protestuesve. Këta të fundit, në Champs Elysees të Parisit, kanë protestuar për të 18-ën herë kundër qeverisë.
“Jelekverdhët” janë zotuar ta shtojnë presionin ndaj kabinetit të presidentit Macron, në mënyrë që kërkesat e tyre të përmbushen. Këtë të shtunë janë bërë katër muaj qëkur mobilizimi i tyre filloi, si kundërshtim ndaj rritjes së taksës së karburanteve, transmeton KTV, përcjell albinfo.ch.
Që atëherë Macroni e ka anuluar rritjen e taksës dhe ka ndarë një shtesë prej 10 miliardë eurosh për t’i ndihmuar punëtorët më të varfër. Protestuesit kanë edhe një kërkesë kryesore, e që është një referendum për iniciativat qytetare, të cilat do t’u japin më shumë hapësirë në hartimin e politikave.
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmom o vëlla se vdiqa”... -
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Zvicër
-
Kantonet frankofone të Zvicrës mbeten pas në arsimin e mesëm të lartë për shkak të mungesës së praktikave profesionale Kantonet frankofone po hasin vështirësi për të arritur objektivin prej 95% të të rinjve që të... -
Borë dhe shi në Zvicër, vetëm këtu vazhdon moti i pranverës -
Zvicra vazhdon të mos e arrijë objektivin e arsimit të mesëm -
Ekonomistët zviceranë parashikojnë rritje të moderuar në vitin 2026 -
Afatet e fundit të deklaratës tatimore zvicerane për vitin 2026 në secilin kanton















