Shkurt.ch
Alarmante:Abuzimi seksual i fëmijëve
Abuzimi seksual i fëmijëve dhe adoleshentëve është përhapur në përmasa alarmante në Zvicër. Kështu thuhet në një raport të mjekëve në Spitalin Universitar dhe Spitalin e Fëmijëve në Cyrih
Për të realizuar studimin janë anketuar më shumë se 6000 nxënës zviceranë të klasave të 9-ta. Dy nga pesë vajza ( 40 për qind) dhe një në gjashtë djem ( 17 për qind) kishin qenë viktima të çdo forme të ngacmimit seksual ose abuzimit, thonë studiuesit në magazinën për shëndetësi “Journal of Adolescent Health”.
Më së shpeshti të rinjtë janë viktima të ngacmimit seksual nëpërmjet internetit.
Ngacmimi seksual përmes internetit më shpesh i prek vajzat. Pothuajse një në tre vajza dhe një në dhjetë djem e kanë përjetuar këtë të paktën një herë në internet.
Më pas pasojnë ngacmimet verbale seksuale, duke përfshirë edhe ato me e-mail ose me sms.
” Sexting ” është shkëmbimi i fotografive intime që i bëjnë vetë të rinjtë ose të tjerët nëpërmjet internetit apo telefonit celular.
Dukshëm më i shpeshtë ishte abuzimi seksual pa kontakt fizik nëpërmjet internetit , me e-mail ose sms, thonë studiuesit.
Ky lloj i abuzimit seksual nuk është dënuar më herët.
Studimi tregon se rreziqet te të rinjtë nga ” sexting ” dhe ” grooming ” bëjnë thirrje për parandalimin dhe edukimin .
“Pro Juventute” është duke zhvilluar një fushatë mbi “sexting ” dhe ofron ndihmë për viktimat e numrit emergjent në 147
Çfarë ka habitur studiuesit. Shumica e viktimave janë abuzuar nga vet të rinjtë. Abuzuesit nën moshën 18 vjeç që janë raportuar janë më shumë se gjysma femra dhe më shumë se 70 për qind meshkuj.
” Rezultatet tona gjithashtu ndryshojnë në mënyrë të konsiderueshme nga raportet zyrtare të policisë se autorët e krimit janë rritur, shumica e tyre janë meshkuj , “, thuhet në studim.
Studiuesit thonë se shpesh janë heshtur abuzimet.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit "Synimi ka qenë krijimi i një hapësire të qëndrueshme për promovimin e filmit kosovar dhe shqiptar,... -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
“Pse jemi të ndarë?” – Një thirrje e fuqishme për vetëdijesim -
Premierë botërore për filmin “Dua” në Festivalin e Kanës, moment krenarie për kinemanë kosovare -
Dua Lipa publikon albumin dhe filmin koncertal “Live From Mexico”
Jeta në Zvicër
-
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit "Synimi ka qenë krijimi i një hapësire të qëndrueshme për promovimin e filmit kosovar dhe shqiptar,... -
Qeveria zvicerane shpjegon të mirat dhe të këqijat e propozimit “Jo 10 milionëve” -
A do të sjellë El Niño nxehtësi rekord në Zvicër? -
Zvicra mbështet tribunalin special për Ukrainën -
Kirurgu i akuzuar i zemrës: “Fajtor, rezistenca kundër meje si mjek italian”













