Autotech
Prezantohet iPad i ri, ja sa kushton
Ky iPad i ri do të vijë në katër madhësi të ndryshme të ekranit, duke filluar nga 7.9 inç në 12.9
Apple Inc, hodhi në treg iPad Air 10.5-inç. Kjo ishte një ‘lëvizje befasuese’ nga kompania, e cila deklaroi se më 25 mars se do e zhvendosë fokusin e saj tek shërbimet, veçanërisht tek televizori dhe videot.
Apple ka bërë njoftime për përmirësime lidhur me linjat e saj të produktit, tek shërbimet, pasi janë raportuar rëniet e para në shitjet e iPhone, gjatë janarit.
Modelet e reja të iPad, të adaptuara me çipin më të fundit A12 Bionic të Apple dhe mbështetjen për Apple Pencil dhe Smart Keyboard, tashmë janë të disponueshme për porosi në apple.com dhe në dyqanin Apple Store në Shtetet e Bashkuara dhe Mbretërinë e Bashkuar, transmeton ‘Scan’.
“10.5-inch iPad Air, fillon me 499 dollarë për modelin 64GB WiFi dhe 629 dollarë për modelin WiFi plus. Mini iPad i ri fillon me 399 dollarë për modelin WiFi dhe 529 dollarë për modelin WiFi plus”, deklaroi kreu i Apple, përcjell albinfo.ch.
Ky iPad i ri do të vijë në katër madhësi të ndryshme të ekranit, duke filluar nga 7.9 inç në 12.9.
Në shtatorin e vitit 2018, Apple bëri rreth 19 miliardë dollarë të ardhura nga shitjet e iPad, një pjesë shumë e vogël krahasuar me gati 167 miliardë dollarë të gjeneruara nga shitja e iPhone-ve.
Të ngjashme
Të tjera nga Autotech
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës













