Shkurt.ch
Këto janë dy gazetat që nuk i gjeni më në Zvicër
Zvicra po i humb dy gazeta të së dielës – Zentralschweiz am Sonntag dhe Ostschweiz am Sonntag, është raportuar.
Përveç kësaj, botimet e së shtunës të gazetave rajonale Luzerner Zeitung dhe St Galler Tagblatt do të bashkohen në gazetën e Schweiz am Wochenende, e cila del atë ditë, përcjell albinfo.ch.
CH Media, një ndërmarrje e përbashkët mes grupit AZ Medien dhe gazetave rajonale të grupit NZZ, tha të martën në një deklaratë se kishte marrë vendime për shkak të një rënie të ndjeshme në të ardhurat nga reklamat.
Një plan social do të zbatohet për këdo që humb punën, tha kompania. Ndryshimet do të hyjnë në fuqi në fillim të korrikut.
Nisur në dhjetor 2017, CH Media punëson rreth 2,200 persona në gazeta të ndryshme zvicerane rajonale, platforma të lajmeve online, stacione dhe revista, radio dhe televizive, përcjell albinfo.ch.
Në nëntor 2018, CH Media njoftoi një program të kursimit të kostos për të ulur kostot me 10% ose 45 milionë dollarë gjatë dy vjetëve të ardhshme që do të ndikonte në të gjitha fushat e kompanisë.
Gazetat lokale janë përballur me një presion veçanërisht të fortë, pjesërisht për shkak të gazetave të lira dhe mediave të reja online.
Sipas librit Fög Quality of the Media, numri i gazetave rajonale në Zvicër ra nga 36 në 28 midis 2001 dhe 2016.
E-Diaspora
-
Gjermani
Aksident fatal në Gjermani, humb jetën 29-vjeçari shqiptar Aksidenti në Esslingen i merr jetën të riut shqiptar nga Presheva... -
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm sjell filmin e regjisores Dea Gjinovci -
Belgjikë
Pianistja kosovare Fatjona Maliqi shkëlqen në koncertin recital në Belgjikë -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Ndërmjet Washingtonit, Strasburgut dhe Zvicrës: LUGINAS po ndërton një model inovativ të organizimit për diasporën
Jeta në Zvicër
-
Cyrih
Aeroporti i Cyrihut bie në renditjen globale, mbetet jashtë Top 10 më të mirëve në botë Aeroporti zviceran pëson rënie të ndjeshme në klasifikimin ndërkombëtar të kënaqësisë së udhëtarëve.... -
Zvicra mund të përballet me mungesë energjie këtë dimër -
Dhuna në familje: Pse janë të rinjtë më të cenueshëm? -
Policia e St. Gallen lufton pedofilinë online – hapen 21 procedura penale -
Pse është kaq e vështirë të ndryshosh karrierë në Zvicër?











