Integrimi
Bullgari i paraqitur si kosovar, përdhunon gjermanen
ADN-ja bashkë me shenjat e gishtërinjve ka shpënë përfundimisht te personi i paraqitur në azil nga korriku i këtij viti bashkë me familjen si kosovar
Policia në Aschaffenburg ka zbardhur krimin e kryer më 20 shtator, me ç`rast një azilkërkues 28 vjeçar i paraqitur si shtetas nga Kosova, kishte përdhunuar një gjermane 55 vjeçe. I dyshuari jetonte me familjen e tij në një shtëpi azili, me dokumente të rrejshme.
Bullgari e kishte marrë me dhunë gjermanen derisa ajo po e ngiste biçikletën, e kishte futur në një arë me misër dhe e kishte përdhunuar në mënyrë brutale. Para se të ikte, ai i kishte marrë asaj edhe unazën e martesës, një qafore ari dhe kuletën me para.
Pas kërkimeve të gjata të pasuksesshme policia i ka rënë në gjurmë personit në fjalë falë analizës së ADN-së që i është bërë gjurmëve që ai ka lënë në vendin e krimit. Këto gjurmë ishin përshtatur me ato të një njeriu nga Bullgaria, bën të ditur në një komunikatë shtypi policia e Aschafenburgut. Kështu, policia gjermane në bashkëpunim me policinë bullgare ka shpallur kërkim ndërkombëtar për shtetasin bullgar, i cili doli se në vendin kishte vuajtur burg e tij për grabitje.
ADN-ja bashkë me shenjat e gishtërinjve ka shpënë përfundimisht te personi i paraqitur në azil nga korriku i këtij viti bashkë me familjen si kosovar. Pikërisht në shtëpinë e azilit në Asschaffenburg edhe është arrestuar të enjten “kosovari” i rrejshëm. Ai ka pranuar veprën gjatë marrjes së parë në pyetje.
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 Në fokus të numrit më të ri të revistës Albinfo.ch janë pushimet verore të diasporës, me... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Rrezikohen orët e edukatës fizike Shkollat dhe shoqatat sportive shprehin shqetësim për mundësinë e reduktimit të orëve të sportit, duke paralajmëruar... -
Ku është më mirë të jesh gjatë valëve të të nxehtit në Zvicër? -
Cyrihu, qyteti i dytë më i shtrenjtë në botë për të pasurit -
Gjeneva dhe Vaudi riaktivizojnë planin për valën e të nxehtit -
Thellohet hendeku i pagave në Zvicër













