Futboll

Futbollistët e Kosovës të zhgënjyer me rezultatin

Kosova i nisi kualifikimet për Kampionatin Evropian me një barazim 1:1 kundër Bullgarisë

Futbollistët e Kosovës janë shprehur të lumtur me lojën e zhvilluar, por paksa të zhgënjyer me rezultatin e ndeshjes ndaj Bullgarisë 1:1, shkruan albinfo.ch.

“Ka qenë shumë e vështirë. Ata me një apo dy raste na dhanë një gol. Kanë para ata në ndeshjen e fundit kemi bërë këtu në stadiumin tonë. Nuk i kemi pritur kaq defensivë bullgarët, por ne prapë krijuam rastet tona”, është shprehur kapiteni i Kosovës, Hekuran Kryeziu, futbollist i Zurichut.

Arbër Zeneli është shprehur se Kosova nuk pati fat për të fituar ndeshjen ndaj Bullgarisë.

“Bullgaria ishte shumë e fortë. S’na lejonte të luanim në pozitat tona mirë. Na bënë presion shumë të mirë. Në pjesën e parë s’ishim të fokusuar. Patëm shanse të mira, por s’patëm fat. Mezi e dhamë një gol”, ka thënë ai pas takimit. Zeneli shënoi golin e vetëm për Kosovën në këtë ndeshje.

Milot Rashica thotë se është dashur të shënonte në njërën prej goditjeve që pati në ndeshjen kundër Bullgarisë.

“Nuk e deshi. E di që është dashur ndonjërën ta shënoj, por kështu e ka futbolli”, ka thënë Rashica.

“Kemi pasur raste sidomos me mu, por nuk e deshi fati”, ka thënë Rashica, në një paraqitje për televizionin publik.

“Në pjesën e dytë jemi futur me motiv shumë më të madh, jemi kthyer për të kthyer rezultatin. Kemi pasur shumë raste, por fati nuk e deshi, por besoj se në ndeshjet tjera të mos humbin këto raste që i kemi”, ka thënë Rashica.