E-Diaspora
Presidenti gjerman nderon “Besën shqiptare” që shpëtoi hebrenjtë
Me rastin e 9 nëntorit, Gauck ka qenë i pranishëm edhe në hapjen e ekspozitës “Besa, një kodeks i nderit”, që është bërë në Frankfurt am Oder
Nëntë nëntori i vitit 1938 shënohet gjithandej në Gjermani si përkujtim i “natës së kristaleve”, ose e njohur ndryshe si “nata e pogromit” (përndjekjes) të hebrenjve nga nazistët. Kjo natë ka shërbyer si hyrje për gjenocidin mbi hebrenjtë, që është realizuar më vonë, gjatë Luftës së Dytë Botërore, në Gjermani dhe në pjesë tjera të Evropës.
Në 75 vjetorin e kësaj nate, presidenti I Gjermanisë Joachim Gauck ka nderuar “heronjtë e heshtur” të rezistencës kundër diktaturës naziste.
Siç dihet nga historia, në trazirat e organizuara nga nazistët më 9 nëntor 1938 qenë rrënuar shumë sinagoga (faltore të hebrenjve), ndërsa janë shkatërruar po ashtu mijëra lokale dhe shtëpi të qytetarëve hebrenj nëpër Gjermani.
Përfaqësues të hebrenjve dhe të romëve, që po ashtu patën pësuar nga nazizmi, janë ende në kërkim të njohjes së plotë zyrtare të dëmshpërblimit, si viktima të nazizmit.
Me rastin e 9 nëntorit, Gauck ka qenë i pranishëm edhe në hapjen e ekspozitës “Besa, një kodeks I nderit”, që është bërë në Frankfurt am Oder, raportojnë mediet gjermane.
Kjo ekspozitë shëtitëse është hapur deri më tash në shumë qytete të Gjermanisë, Austrisë, Lihtenshtajnit etj. Seria e ekspozitave është kontribut i organizatës izraelite për kujtimin e holokaustit “Yad Vashem”.
“Besa, një kodeks I nderit” synon të vejë në pah solidarizimin e pashembullt të shqiptarëve me hebrenjtë e përndjekur gjatë LDB-së. Shqipëria është vendi i vetëm në botë në të cilin pas Luftës së Dytë Botërore ka pasur më shumë hebrenj se sa para luftës. Rezultat ky i guximit qytetar të shqiptarëve të cilët kanë rrezikuar jetët e tyre për të shpëtuar hebrenjtë që “u kishin ardhur në besë”, në shtëpitë e tyre.
Me këtë rast, presidenti Gauck ka thënë: “Kur ne këtu po hapim një ekspozitë nga Yad Vashem (përkujtimorja e Holokaustit), ne duhet të na parakalojë në mënyrë të qartë para syve, se sa të ndryshme janë motivet dhe sa individuale mënyrat se si njerëzit kanë merituar titullin “Të drejtët e popujve”. Është me siguri një fakt krejtësisht i veçantë se në qendër të kësaj ekspozite nga Yad Vashem ëvihet rrëfimi se si hebrenjtë e ikur në Shqipëri janë fshehur dhe mbrojtur nga fqinjtë e tyre myslimanë. Kujtimi për këtë përbën një detyrim të llojit të veçantë, ndryshe e gjithë kjo do të ishte vetëm një ndjenjë e zbrazët ose një fjalim i thatë”.
Në hapjen e ekspozitës në praninë e presidentit Gauck, kryetari i landit të Brandenburgut, Dietmar Woidke ka theksuar se “Kjo ekspozitë tregon se si janë shpëtuar hebrenjtë nga shqiptarët myslimanë. “Këta njerëz kanë vepruar njerëzisht dhe nuk kanë pranuar të verbohen nga një ideologji”.
E-Diaspora
-
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin Nën dirigjimin e Marion Wood, Orkestra e Kosovo Philharmonic Orchestra së bashku me koret ndërkombëtare sollën... -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Të rinjtë në Bazel po zgjedhin gjithnjë e më shumë abonimet vjetore të transportit publik Një ulje çmimesh për abonimet vjetore të transportit publik në Bazel ka sjellë rritje të ndjeshme... -
Në këto vende po zvogëlohet diaspora zvicerane -
Parlamenti Evropian synon ratifikimin e marrëveshjes Zvicër-BE brenda vitit -
Zvicra lehtëson kufizimet e importit të vezëve për të përmbushur kërkesën në rritje -
Fluturimet në Cyrih rriten pavarësisht luftës në Iran











