Kultura
“Different Shows”, me Elhaida Danin dhe Vedat Ademin
“Dhe fituese është Elhaida Dani” ishin fjalët e drejtueses së spektaklit të famshëm në botë “The Voice” që ishte në edicionin e parë në Itali më 2013, pra “The voice of Italy”, duke bërë që lotët e gëzimit të vërshonin në faqet e shkodranes.
Ishte ky ndër momentet më të larta të karrierës së Elhaidas, ku pas një garimi maratonik, me përkrahjen e gjeniut italian të muzikës, Riccardo Cocciante, triumfon në këtë spektakël të famshëm muzikor, shkruan albinfo.ch.
Por para kësaj Elhaida kishte ngadhënjyer edhe në spektaklin tjetër për Talente, Star Academy (2009), apo në festivalin prestigjioz në Shqipëri “Top Fest (2012)”.
Më 2014, si fituese e Festivalit të Këngës në TVSH, ajo përfaqëson Shqipërinë në Festivalin evropian të Këngës Eurovizion, ku pozicionohet në vendin e 17-të.
Ndërsa në anën tjetër kemi edhe Vedat Ademin, një këngëtar që vjen nga një vend me traditë në rokun shqiptar, pra nga Mitrovica, ku si pjesëmarrës në shumë festivale e spektakle në Kosovë dhe Shqipëri, krijoi mjaft famë, duke qenë shumë i dashur për publikun.
Arsye e këtyre rreshtave është se që të dy këta artistë do të kemi rastin ti shohim e dëgjojmë në Zürich me 30.03.2019.
“Different Shows”, duke pasur si objektiv që publikut shqiptar në Zvicër ti ofrojë vetëm muzikë të mirëfilltë, edhe kësaj here ka ftuar këngëtarë që janë dëshmuar tashmë me cilësitë e sukseset e tyre.
Pra, mos harroni Different Shows, me datë 30.03.2019 në Stall 6, Gessnerallee 8 në Zürich.
Biletat mund ti blini edhe online në linkun më poshtë:
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit30 Mars 2019
- Ora22:00
- LokacioniStall 6, Gessnerallee 8 në Zürich
- Data e përfundimit26 Mars 2019 - 22:00
Të ngjashme
Të tjera nga Kultura
E-Diaspora
-
Mësuesit e diasporës bashkohen në Kosovë për forcimin e gjuhës shqipe dhe identitetit kombëtar Ministria e Arsimit dhe Sportit e Republikës së Shqipërisë, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe... -
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin me postë nga diaspora -
Nga Cyrihu në mbarë botën, si do të votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës? -
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’
Jeta në Zvicër
-
Promovohet në Zürich libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025” Dje, në ambientet e Pestalozzi Bibliothek në Zürich, u promovua libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025”... -
Badi Pruntrut: Të huajve u lejohet hyrja, për dyfishin e çmimit -
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti













