E-Diaspora
Humbje e thellë e prishtinaseve në Bazel
KH "Prishtina" në ndeshjen për Kupën Evropiane të luajtur në Bazel, ka humbur me rezultat 50 : 25 nga SG Basel Regio
„Me rëndësi është pjesëmarrja“. Mbase ky është formulimi i vetëm që mund të përdorin si ngushëllim hendbollistet e Prishtinës për humbjen e thellë, 50 : 25 që pësuan të dielën nga SG Basel Regio, në Bazel.
Një publik prej rreth 500 shikuesish, në mesin e të cilëve më të zëshëm ishin fansat e kosovareve ka shikuar një ndeshje interesante por në të cilën në asnjë moment nuk vihej në dyshim se cila palë është superiore.
Tri hendbolliste të Bazelit kanë shënuar nga 10 e më shumë gola. Ato janë Sarah Baumgartner, Aline Mathys dhe Seraina Hochstrasser, diçka që, siç e thotë Baumgartner për Basellandschaftliche Zeitung nuk i kishte ndodhur asnjëherë, as si juniore.
Duhet thënë se skuadra zvicerane ka kaluar një periudhë me shqetësime kohëve të fundit. Por dy javët që kaluan hendbollistet kanë punuar shumë që të kthejnë formën. Fundja, ishte rasti i parë pas njëzet vitesh që klubi po merrte pjesë në një ndeshje të Kupës Evropiane.
Skuadra është e vetëdijshme se në lojën e kthimit, në Prishtinë, i pret një punë e vështirë. Por lojtaret shpresojnë megjithatë të fitojnë, shkruan portali i përmendur.
Ndërkaq për prishtinaset ishte kjo ndeshja e parë ndërkombëtare për kupë dhe testi i parë që sigurisht do t`u shërbejë për tu përgatitur më mirë për ndeshjet në vijim.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së I riu ishte një nga vetëm 12 studentët ndërkombëtarë mes 1056 të diplomuarve në akademinë amerikane... -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër -
Milano
Edon Zhegrova viziton Konsullatën e Kosovës në Milano -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Qiramarrësit afatgjatë paguajnë deri në 90% më pak qira se qiramarrësit e rinj në Zvicër Studim i ri tregon rritje të ndjeshme të hendekut të qirave, sidomos në Cyrih dhe Gjenevë... -
Revista kanadeze rendit qytetet më të mira të vogla në Zvicër për pensionistët e huaj -
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë












