Shkurt.ch
Lagjja e artit, në qytetin e Lozanës
Muzeu i Arteve të Bukura, Musée cantonal des Beaux-arts, do të përurohet më 5 prill, ndërsa përurimi zyrtar i kësaj zone arti parashikohet më 5 dhe 6 tetor
Lozana është një qytet zviceran, në të cilin është rritur gjithnjë e më shumë numri i turistëve.
I famshëm për Muzeun olimpik dhe Parkun olimpik pranë liqenit, në 2018, Lozana ka regjistruar një rritje turistësh me një natë qëndrimi prej 2,5% krahasuar me vitin 2017, 43% e të cilëve në Canton Vaud. Dhe pikërisht për këtë arsye, Lozana ka njoftuar lindjen e një lagjeje të re arti: Plateform 10.
Plateform 10, 25 mijë metra katrorë, do të ndërtohet në ish-zonën hekurudhore. Në të do të ndërtohen tre muze: Musée cantonal des Beaux-arts (mcb-a), Musée de l’Elysée dhe Mudac, transmeton ‘monitor’.
Në fakt këto muze ekzistojnë, por do të marrin një kuptim krejt të ri, në një vend të ri, në një zonë, e gjitha me një temë artistike, përcjell albinfo.ch.
Muzeu i Arteve të Bukura, Musée cantonal des Beaux-arts, do të përurohet më 5 prill, ndërsa përurimi zyrtar i kësaj zone arti parashikohet më 5 dhe 6 tetor. Musée de l’Elysée dhe Mudac parashikohet të përurohen në vitin 2021.
Por Plateform 10 është më shumë se kombinim i këtyre tre muzeve – do të jetë një pikë takimi i arteve të bukura, fotografisë, dizajnit dhe arteve të tekstileve.
Në të vërtetë, MBCA është krijuar në vitin 1841 nga piktori Marc-Louis Arlaud dhe nga viti 1960, selia e tij është në Palaise de Rumine. Me Plateform 10, ai do të ndryshojë vendndodhje, por mbi të gjitha do të ndryshojë identitet – do të jetë një vendtakimi për arte të ndryshme, për epoka të ndryshme, për kultura të ndryshme, do të jetë një muze që do t’u hapet të gjithëve, për të gjithë.
Ndërsa Mudac është i vetmi muze në Zvicrën frankofone, i cili i kushtohet dizajnit dhe artit bashkëkohor të aplikuar – mes viteve 2000 dhe 2016 – me 105 ekspozita të hapura deri tani. Edhe ky muze do të ketë një shtëpi të re në Plateform 10.
“Shtëpia e re” e Musée de l’Elysée, një ndër muzetë më të mëdhenj në vend që i kushtohet fotografisë, do të jetë në harmoni me ambicien e tij – të konsiderohet nga profesionistët dhe nga publiku në përgjithësi një pikë referimi në fushën e fotografisë dhe imazheve.
Janë të shumta pritshmëritë për Plateform 10. Si nga artdashësit dhe turistët në përgjithësi.
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre













