Kosova
Britania dhe Gjermania i dalin në mbrojtje Ambasadorit të Zvicrës
Deklarata e ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekaj, për largimin e ambasadorit të Zvicrës, pas deklaratës në Skenderaj për veteranët, ka ngjallur disa reagime.
Sipas Lekajt, është e papranueshme deklarata e ambasadorit, i cili tha se “shteti i tij po ndërton ujësjellësin derisa Kosova po paguan veteranë të rrejshëm“, përcjell albinfo.ch.
Për këtë arsye në mbrojtje të ambasadorit të Zvicrës ka dalë edhe ambasadori i Britanisë në Kosovë, O’Conell, i cili deklaroi se ambasadori zviceran e ka thënë atë që të gjithë e mendojnë për korrupsionin në Kosovë.
“Ambasadori zviceran e tha atë që ne të gjithë e mendojmë. Është koha që populli, i cili e do Kosovën, të veprojë kundër krimit dhe korrupsionit. Është një sfidë e vështirë dhe jo vetëm për Kosovën. Por, ata që veprojnë, do ta kenë përkrahjen tonë”, ka shkruar O’Conell, përcjell albinfo.ch.
Edhe ambasadori gjerman, Christial Heldt, e ka përkrahur Ambasadorin zviceran. Ai përmes një postimi në Twitter ka thënë se ne, ata si bashkësi ndërkombëtare janë të angazhuar të ndihmojnë.
“Kolegu zviceran shprehu atë që shumë mendojnë. Ne si bashkësi ndërkombëtare jemi të angazhuar për të ndihmuar. Gjermania dhe Zvicra përkrahin me 10 milionë euro Kosovën për ujë dhe trajtim të ujërave të zeza në gjithë vendin që nga viti 1999, jemi krenarë për atë që bashkëpunimi ynë me Kosovën ka arritur për njerëzit”, tha Heldt.
Ndërsa analisti politik, Shkëlzen Maliqi, është tallur me ministrin e Infrastrukturës, Pal Lekajn, duke thënë se Pal Lekaj ka parë ëndërr se është “Leka i Madh“.
“Pal Leka ka pa andërr se është mishërim i Lekës së Madh. Për çudi, andrra kish qenë në anglisht dhe personi i mishëruar në të vërtet quhej Mad Leka“, shkruan Maliqi.
E-Diaspora
-
Mbrëmje falënderimi për kontribuesit e manifestimit “Kurora e Lirisë” Shoqatat frankofone pjesëmarrëse në Manifestimin “Kurora e Lirisë” orgnizojnë një mbrëmje miqësore e cila do të... -
Deputetët e SVP-së, me mocion rreth xhamisë së planifikuar shqiptare në St.Gallen -
Amerikë
Alban Dervishi, shqiptari që komandon anijen luftarake amerikane USS Pearl Harbor, vjen në Kosovë -
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri -
Itali
Ambra Marku ngjitet në skenën e Sanremos, 12-vjeçarja përfaqëson Shqipërinë në “Ariston”
Jeta në Zvicër
-
Policia e Vaudit intensifikon kontrollet ndaj automjeteve me zhurmë të tepërt Policia kantonale e Vaudit në Zvicër po shton aksionet kundër automjeteve që shkaktojnë zhurmë të tepërt,... -
Deputetët e SVP-së, me mocion rreth xhamisë së planifikuar shqiptare në St.Gallen -
Gjithnjë e më shumë zviceranë po mbajnë pula në shtëpitë e tyre -
Pse martesa me një zviceran nuk garanton shtetësinë -
Qeveria zvicerane do të forcojë sigurinë në rrugët më të rrezikshme














