E-Diaspora
Ambasada e Kosovës në Zvicër mbështet shoqatën “Sytë kërkojnë dritë“
Ambasadorja Nazane Breca, e shoqëruar nga Mustafë Xhemaili, ministër-këshilltar, ka pritur në takim delegacionin e shoqatës “Sytë kërkojnë dritë“.
Kryetarja znj. Krasniqi ka njoftuar ambasadoren Breca se kjo shoqata e themeluar dhe e regjistruar në organet zvicerane në vitin 2016, ka qendrën e saj në Lucern dhe ka një bashkëpunim të ngushtë me Shoqatën e të Verbërve të Kosovës si dhe me organizatat e tjera të personave me aftësi të kufizuara të Kosovës, përcjell albinfo.ch.
Madje, një bashkëpunim të mirë shoqata e zhvillon edhe me mekanizma me shoqata humanitare në Principaten e Lihtenshtajnit, ku atje u është siguruar një depo e përshtatshme për grumbullimin e materialeve të dhuruara, përgatitjen dhe dërgimi e tyre nga organizatat përkatëse humanitare të Lihtenshtajnit drejtpërdrejt në Kosovë.
Ndihmë ata kanë edhe nga shumë bashkatdhetarë nga e gjithë Zvicra, të cilët ofrojnë mjetete të ndryshme për këtë Shoqatë.
Ambasadorja ka thënë se ambasada dhe dy konsullatat e saja në Gjenevë dhe në Cyrih, do ta mbështesë me të gjitha mundësitë, nga kontaktet e ndryshme me organizata humanitare kantonale e komunale në Zvicër e Lihtenshtajn, të lehtësimeve doganore për dërgimin e materialeve në Kosovë në destinacionet e duhura e, deri te lobimi diplomatik te organizatat e mëdha ndërkombëtare në Zvicër, siç janë Kryqi i Kuq me seli në Gjenevë, Caritasin zviceran etj.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës













