Të tjera
Sondazhi vë në pah shqetësimin e evropianëve për migrimin
Vendet e Evropës Jugore dhe Lindore janë më shumë të shqetësuara për emigrimin sesa për imigrimin, sipas një studimi të bërë në 14 shtete të Bashkimit Evropian.
Siç raporton “The Guardian”, në Spanjë, Itali, Greqi, Poloni, Hungari dhe Rumani, gjashtë shtete ku nivelet e popullatës janë në rënie, më shumë qytetarë kanë thënë se emigrimi është më shumë shqetësim se imigrimi, sipas të dhënave të “Këshillit Evropian për Marrëdhëniet Jashtme”.
Rënia më e madhe sa u përket këtyre vendeve është parë në Rumani, ku numri i popullatës ka pësuar rënie për gati 10 për qind në dekadën e fundit, kryesisht për shkak se të rinjtë janë larguar drejt Evropës Perëndimore.
Megjithatë, në grafikun e publikuar nga Eurostati është shfaqur edhe Kosova për periudhën 2007-2018. Aty shkruan se Kosova ka përjetuar zvogëlimin më të madh të popullatës me rënie prej 15.4 për qind, transmeton Koha.net, përcjell albinfo.ch.
Gjithsesi, sipas shteteve në veri dhe në perëndim të Evropës, shqetësimi për imigrim është më i madh se ai për emigrim. Në total, 20 për qind ishin të brengosur për emigrimin, 32 për qind për imigrimin. Në studim morën pjesë rreth 50 mijë qytetarë.
Hulumtimi u krye në 14 shtetet që zënë gati 80 për qind të ulëseve në Parlamentin evropian.
Hulumtimi po ashtu gjeti se radikalizmi islamik ishte shqetësimi më i madh i evropianëve, me një nga pesë evropianët që ka më shumë frikë. Kryesisht ky shqetësim ishte ngritur në vendet si Belgjika, Franca e Holanda.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës













