Shkurt.ch
Lustenberger, kryetar i ri i Parlamentit
Shikuar nga ana formale e hierarkisë shtetërore, posti i kryetarit të Parlamentit në Zvicër konsiderohet si posti më i lartë, ndonëse nuk është post ekzekutiv
Dhoma Nacionale e Parlamentit të Zvicrës ka zgjedhur sot kryetarin e saj të ri. Me 175 vota pro, deputetët për dymbëdhjetë muajt e ardhshëm këtë post ia kanë besuar kolegut të tyre nga partia CVP/PDC, Ruedi Lustenberger nga Kantoni Luzern.
Gjatë njëzet viteve të fundit vetëm Hansjörg Walter nga SVP/UDC ishte zgjedhur me më shumë vota në këtë post. Kjo ka ndodhur në vitin 2011, kur për të kishin votuar 185 deputetë, shkruan azonline.ch.
Shikuar nga ana formale e hierarkisë shtetërore, posti i kryetarit të Parlamentit në Zvicër konsiderohet si posti më i lartë, ndonëse nuk është post ekzekutiv. Lustenberger gjatë një viti në vijim do të udhëheqë mbledhjet e parlamentit dhe do të udhëheqë delegacionet parlamentare në vizitat jashtë vendit. Ai është mjeshtër i zdrukthëtarisë me profesion ndërsa për disa vite ka qenë zëvendëskryetar i parlamentit.
Lustenberger zë vendin e Maya Graf nga partia e Gjelbër, e cila ka udhëhequr parlamentin gjatë 12 muajve të kaluar. Ajo ka qenë kryetarja e parë e ardhur nga Partia e Gjelbër. Në përgjithësi, kryetarët zgjidhen nga katër partitë kryesore, vetëm përjashtimisht ka ndodhur disa herë që edhe partitë e vogla, (si të gjelbrit) të japin kryetarin.
Kryetari i ri është 63 vjeç, i martuar dhe baba i pesë fëmijëve të rritur. Në Dhomën Nacionale të Parlamentit bën pjesë nga viti 1999.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 Në fokus të numrit më të ri të revistës Albinfo.ch janë pushimet verore të diasporës, me... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Rrezikohen orët e edukatës fizike Shkollat dhe shoqatat sportive shprehin shqetësim për mundësinë e reduktimit të orëve të sportit, duke paralajmëruar... -
Ku është më mirë të jesh gjatë valëve të të nxehtit në Zvicër? -
Cyrihu, qyteti i dytë më i shtrenjtë në botë për të pasurit -
Gjeneva dhe Vaudi riaktivizojnë planin për valën e të nxehtit -
Thellohet hendeku i pagave në Zvicër













