Shkurt.ch
Dhoma Nacionale me kurs të ashpër në natyralizimin e të huajve
SVP/UDC kishte kërkuar qëndrim minimal prej 12 vitesh si kusht për shtetësinë ndërsa SP/PS, të Gjelbrit dhe të Gjelbrit Liberalë kanë votuar për shkurtim të kohës së qëndrimit në tetë vite
Dhoma Nacionale e Parlamentit të Zvicrës do të këmbëngulë edhe më tutje në mbajtjen e kritereve të ashpra për fitimin e shtetësisë. Në mesin e këtyre kritereve është ai që përcakton se askush nuk mund të kërkojë të natyralizohet pa i mbushur dhjetë vjet qëndrim në Zvicër. Me këtë këmbëngulje Dhoma Nacionale mbetet më rigoroze në krahasim me Dhomën e Kantoneve e cila kërkon tetë vjet qëndrimi.
Partia SVP kishte kërkuar qëndrim minimal prej 12 vitesh si kusht për shtetësinë ndërsa partitë si SP/PS, të Gjelbrit dhe të Gjelbrit Liberalë kanë votuar për shkurtim të kohës së qëndrimit në tetë vite, shkruan srf.ch.
Ndërkaq, dy dhomat pajtohen në një pikë: të dyja kërkojnë që të huajt të cilët duan të fitojnë shtetësinë zvicerane duhet që më parë të kenë të drejtën e qëndrimit të përhershëm në Zvicër, gjegjësisht vizën C. Po këtë qëndrim e kishte propozuar edhe qeveria federale. Por, në të njëjtën kohë, qeveria kërkon që qëndrimi minimal në Zvicër të jetë tetë vite dhe jo 12 sa ka që deri tash. Kërkesë kjo me të cilën Dhoma e Kantoneve është pajtuar.
Një pikë tjetër ku dallojnë qëndrimet në mes të dy dhomave është llogaritja e kohës që të huajt e kanë kaluar me status të përkohshëm (vizë F). Përderisa Dhoma e Kantoneve është që kjo kohë duhet të llogaritet në favor të stazhit të nevojshëm për të fituar shtetësinë, Dhoma Nacionale është kundër.
Kjo e fundit ka vendosur kështu me shumicë votash 107: 73 dhe 11 abstenime. Ministrja e drejtësisë, Simonetta Sommaruga ka kundërshtuar ashpër këtë qëndrim, i cili për tu bërë i plotfuqishëm sërish duhet të kalojë në Dhomën e Kantoneve.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 Në fokus të numrit më të ri të revistës Albinfo.ch janë pushimet verore të diasporës, me... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Rrezikohen orët e edukatës fizike Shkollat dhe shoqatat sportive shprehin shqetësim për mundësinë e reduktimit të orëve të sportit, duke paralajmëruar... -
Ku është më mirë të jesh gjatë valëve të të nxehtit në Zvicër? -
Cyrihu, qyteti i dytë më i shtrenjtë në botë për të pasurit -
Gjeneva dhe Vaudi riaktivizojnë planin për valën e të nxehtit -
Thellohet hendeku i pagave në Zvicër












