Lajme
Një Shpend për Prishtinën
I lindur në Prishtinë, i shkolluar në Universitetin e Harvardit, Shpend Ahmeti synon ta sjell një frymë të re në kryeqytetin e Kosovës. Ai në zgjedhjet e balotazhit sfidon liderin e opozitës, Isa Mustafa
Kandidati i Vetëvendosjes, Shpend Ahmeti duket e do të jetë surpriza e zgjedhjeve për balotazh që të mbahen më 1 dhjetor në 24 komuna të Kosovës. Edhe pse ka pas gjasa për ta sfiduar liderin e opozitës, Isa Mustafa për kreun e Prishtinës, për shumëkënd Shpendi konsiderohet fituesi moral i zgjedhjeve të 3 nëntorit.
I lindur e i rritur në të, ndërsa i shkolluar në Universitetin e Harvardit, Shpend Ahmeti i hyri garës për Prishtinën, me idenë që në kryeqytetin e shtetit më të ri, të sjellë një frymë të re. Megjithatë ai i kaloi sfidën parë, duke i ngjitë në finale.
Fushata e tij në zgjedhjet e 3 nëntorit ka qenë pak më ndryshe se sa e tjerëve. Ai nuk ka premtuar qindra miliona euro investime sikurse liderët tjerë, por ka premtuar ujë 24 orë në ditë, çerdhe më të lira për qytetarë, më shumë hapësirë për shkolla e mbi të gjitha infrastrukturë evropiane.
Ndërsa një nga premtimet e studentit të Harvardit, ka qenë se do ta luftojë mafinë e ndërtimit.
“Ne kemi vazhduar me tubime të sinqerta me qytetarë, të cilëve nuk iu premtojmë se do t’ua zgjedhim problemet për 2 muaj, por zotohemi se do të punojmë bashkë me të gjithë ata dhe me secilin prej tyre, gjatë tërë mandatit, për t’i zgjidhur bashkërisht problemet”, ka thënë Ahmeti gjatë fushatës.
Ai tha se kjo çka po ndodh tash për tash në Prishtinë është natyrë klienteliste dhe mungesë e planifikimit.
“Tani kemi dy rrugë: ose ta vazhdojmë kështu si deri sot, ose ta zgjedhim ndryshimin. E ndryshimin nuk mund ta bëjmë asnjëri prej nesh si i vetëm, por mund ta bëjmë vetëm të gjithë ne bashkë”, ka thënë kandidati i Vetëvendosjes, Shpend Ahmeti.
Ai tha se gjatë gjithë fushatës nuk ka bërë premtime klienteliste, të tipit “ma jep votën, ta siguroj punën”, e të ngjashme.
“Gjithandej kemi folur sinqerisht. Kemi dëgjuar brengat dhe hallet e qytetarëve, dhe si rezultat i diskutimeve të vazhdueshme kemi arritur që bashkërisht ta hartojmë alternativën qeverisëse për Prishtinën. Me këtë buxhet që ka Prishtina, ne mendojmë se mund të arrijmë shumë më shumë”, tha ndër të tjera Ahmeti.
Shpend Ahemti gjatë gjithë fushatës, por edhe atëherë kur doli si analist politike, tregohet i matur në deklarata. Nuk ka reaguar as kur është quajtur “shpendkeq”, duke treguar se zëri i tij nuk është për të keq, por për të mirë.
Në fushatën e balotazhit ai ka publikuar disa fletushka, ku në vija të trasha pasyqon planin e tij për katër vitet e ardhshme.
“Një fletë e kësaj fletushke është e vogël, dhe ndahet nga pjesa tjetër. Atë pjesën vogël, mban me vete gjatë 4 viteve të ardhshme, dhe kërkoni llogari vazhdimisht nga ne, nëse nuk i kemi përmbushur ato zotime që keni në fletë”, ka thënë mes tjerash Ahmeti.
Në zgjedhjet e 3 nëntorit ai ka fituar 31.5 për qind të votave, kurse rivali i tij në garën për Prishtinën, lideri i opozitës, Isa Mustafa fitoi 43 për qind. Edhe pse gjithçka është e hapur, analistët në Prishtinë e konsiderojnë të vështirë fitoren e Ahmetit në kryeqendër.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave Këngëtarja shqiptare foli për rëndësinë e letërsisë së përkthyer, udhëtimet dhe njohjen e gjuhëve të huaja... -
Mos i hidhni zarfet e votimit në kosh, vota juaj mbron pagën dhe të ardhmen në Zvicër -
Lozanë: Lot, emocione dhe kujtesë në promovimin e librit “Për ata që nuk u kthyen” -
Stockholm
Grupi i valleve “Tradita” sonte përfaqëson kulturën shqiptare në Stockholm -
Suedi
Suedi promovohet libri “Shqipëria, Orienti i Europës” i Sven Aurén
Jeta në Zvicër
-
Tërheqjet e produkteve që nuk përputhen me standardet janë gjithnjë e më të shumta në Zvicër Numri i tërheqjeve të produkteve nuk ka qenë kurrë kaq i lartë në Zvicër. Këtë vit,... -
“Zhurmë për vjedhje”: Sanduiçët peshojnë 14 gramë më pak, reagon Migros -
Zvicër: Proces gjyqësor me një çift serb dhe 40 gra të skllavëruara si pastruese -
Pse mbajtësit e lejes B në Zvicër fitojnë më shumë se banorët e përhershëm? -
Një zviceran në mesin e ekuipazhit të anijes turistike të prekur nga hantavirusi












