CH-Ballkani
Diaspora kontribon: Në Skivjan të Gjakovës nis ndërtimi i sheshit
Në fshatin Skivjan të Gjakovës ka nisur ndërtimi i sheshit në qendër të fshatit, si kontribut nga mërgimtarët e shoqatës “Skivjani” me seli në Zvicër.
E ky projekt ka nisur pikërisht në përvjetorin e riaktualizimit të punës së kësaj shoqate, shkruan albinfo.ch.
“Shoqata SKIVJANI me seli në Zvicër, e cila në kuadrin e saj përfshinë mërgimtarët skivjanas në Zvicër, Europë, SHBA dhe vende të tjera, ka riaktualizuar veprimtarinë e saj në prillin e vitit të kaluar. Pikërisht në përvjetorin e riaktualizimit të punës së saj, kjo Shoqatë ka marrë përsipër investimin e realizimit të plotë të sheshit në qendër të fshatit Skivjan, të komunës së Gjakovës”, thuhet në njoftimin e shoqatës.
Për ndërtimin e këtij sheshi kanë kontribuar mërgimtarët skivjanas anembanë botës dhe tashmë punimet kanë filluar.
“Ndërtimi i sheshit ka filluar, është në hovin e punimeve dhe pritet të inaugurohet me rastin e manifestimit të ditës së dëshmorëve dhe martirëve të fshatit Skivjan. Shoqata SKIVJANI edhe një herë u bënë thirrrje të gjithë mërgimtarëve skivjanas në gjithë botën, të cilët kanë të ardhura të rregullta, që të bëhen pjesë e shoqatës duke paguar anëtarësinë e përcaktuar nga Kuvendi i saj”, thuhet në njoftimin e shoqatës.
Njëherësh, kjo shoqatë ka falënderuar të gjithë personat që mundësuan këtë projekt në qendër të fshatit Skivjan.
“Shoqata SKIVJANI në Zvicër, kryesia dhe strukturat e saj falënderojnë mërgimtarët skivjanas si dhe qytetarët e tjerë për kontributet e tyre në formë anëtarësie dhe donacionesh dhe u shpreh atyre mirënjohje të pafund. Poashtu një falënderim u shkon edhe strukturave të fshatit Skivjan, arkitektit, komisionit për mbikqyrjen e punimeve si dhe institucioneve ligjore të komunës së Gjakovës, të cilët kanë kontribuar me mbështetjen e tyre për realizimin e kësaj vepre”, kanë thënë ata.
Po ashtu, nga shoqata “Skivjani” kanë thënë se me anë të këtij projekti synojnë t’i sjellin të mira fshatit, por edhe të bëhen shembull për komunën e Gjakovës./Albinfo.ch/
Ata që duan të kontribuojnë në këtë shoqatë, më poshtë gjejnë të dhënat bankare.
E-Diaspora
-
Amerikë
Robert Lulgjuraj, shqiptari që synon një vend në Kongresin Amerikan Prokurori me origjinë shqiptare shpall kandidaturën për Distriktin e 10-të në Michigan në zgjedhjet e vitit... -
Gjenevë
Superkupa Kosovë–Diasporë organizohet për herë të parë në Gjenevë -
Zvicër
Forbes: Arben Ademi, sipërmarrësi shqiptar nga Zvicra në industrinë e luksit -
Turqi
Galatasaray i bën ofertë Dua Lipës për festën e titullit kampion në Stamboll -
Alis nga Eurovisioni: “Një ëndërr që po e jetoj”
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë
Superkupa Kosovë–Diasporë organizohet për herë të parë në Gjenevë FC Prishtina dhe FC Kosova Genève u përballën në ndeshjen për trofe, në një ngjarje të... -
Zvicër
Forbes: Arben Ademi, sipërmarrësi shqiptar nga Zvicra në industrinë e luksit -
Zhduket pa gjurmë 26-vjeçarja në Alpet e Bernës, familja në ankth apelon publikisht: “Vazhdoni ta kërkoni Abrarin!” -
Studimi në Zvicër: Testet e vozitjes për të moshuarit mbi 75 vjeç nuk janë të besueshme -
Pse Zvicra u bë kaq e pasur



















