Futboll
Valon Hamdiu nga Zvicra zgjedh Kosovën
“Kam lindur në Zvicër me 10 qershor 1998. Jam me origjinë nga Opaja e Kumanovës, kurse gjyshërit e mi janë nga Gjilani i Kosovës”, tregon Hamdiu
Mbrojtësi i talentuar shqiptar, Valon Hamdiu, ka ndarë mendjen sa i përket asaj se për cilën Kombëtare do të luajë në të ardhmen.
I kontaktuar nga gazeta Lajm, talenti shqiptar që luan me Winterthur në Ligën e Dytë të Zvicrës, konfirmoi se ka vendosur të luajë për Përfaqësuesen e Kosovës, ndonëse ishte i ftuar edhe nga trajneri i Shqipërisë U21, Alban Bushi, i cili e ka vëzhguar prej disa kohësh.
“Kam zgjedh përfaqësuesen e Kosovës, edhe pse kisha mundësi të luaj për Shqipërinë ose Maqedoninë. Kosova nga dita e parë kishte shprehur interesim për mua dhe më ftoi. Në grumbullimin e fundit më pëlqeu shumë ambienti si në mesin e futbollistëve, gjithashtu edhe në stafin teknik”, deklaroi ekskluzivisht për Lajm, Hamdiu.
Në vijim, ai rrëfen edhe për jetën dhe karrierën e tij. “Kam lindur në Zvicër me 10 qershor 1998. Jam me origjinë nga Opaja e Kumanovës, kurse gjyshërit e mi janë nga Gjilani i Kosovës. Me futboll nisa të merrem që në moshën 6 vjecare te FC Wil. Te ky klub kam luajtur deri në U15, kurse nga U16 deri U21 luajta për St. Gallen. Prej U21 u ktheva në ekipin e parë të FC Ëil në ligën e dytë të Zvicrës. Për shkak të mosmarrëveshjeve me trajnerin u largova nga Wil dhe kalova te Winterthur”, tregon Hamdiu, i cili me shumë sukses luan edhe në pozitën e qendërmbrojtësit dhe mesfushorit defensiv, përcjell albinfo.ch.
Hamdiu ka folur edhe për shanset e Winterthur për të hyrë në elitën e futbollit të Zvicrës.
“Edhe pse në ndeshjen e fundit barazuam 0:0 në shtëpi me Kriens jemi në garë për vendin e dytë që siguron kualifikim direkt në Superligë e Zvicrës. Jemi në vendin e katër me katër pikë më pak se Lozana e vendit të dytë dhe një pikë më pak se Aarau në vendin e tretë. Pra, beteja do të vazhdojë deri në xhiron e fundit”, theksoi Hamdiu.
Është interesante se në ekipin e Winterthur dominojnë lojtarët shqiptarë.
“Po, jemi tetë shqiptarë në ekip. Unë, Taulant Seferi, Rijad Saliji jemi me prejardhje nga Maqedonia, Liridon Mulaj, Enis Abedini, Denis Markaj, Grand Lekaj janë me origjinë nga Kosova, kurse portieri Andre Hoxha është nga Durrësi i Shqipërisë. Dhe, komunikojmë shumë në gjuhën shqipe. Kalojmë shumë mirë mes vete”, tregon Hamdiu.
Ai ka komentuar edhe grupin në të cilën gjendet Kosova U21 për në eliminatorët e kampionatit të ardhshëm evropian.
“Jemi në grup të vështirë, ku na presin sfida të zorshme. Në qershor i kemi dy ndeshje: Me Andorrën (5 qershor) si mysafir dhe Turqinë (11 qershor) në Prishtinë, ndërsa me 9 shtator luajmë me Anglinë dhe me 15 tetor kundër Shqipërisë, të dyja si mysafirë”, tregon Hamdiu në intervistën e tij të parë dhe ekskluzive për gazetën Lajm.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Kandidatja për eurodeputete, Kati Schneeberger, hap në Vjenë ekspozitën “Rezistenca paqësore në Kosovë 1990-1998 Kryetarja e shoqatës “Kosovo goes Europe”, Kati Schneeberger do të hapë nesër (2 maj) ekspozitën ...
-
Milano: Rita Petro, ndër të ftuarat e “FjalaFest”
-
Bruksel: Përfaqësuesit e diasporës shqiptare, gati për projektin e shkollës verore “JAM SHQIPTAR”
-
Belgjikë: Arrestohen disa shqiptarë për këto motive
-
Gjermani
Humb jetën tragjikisht mërgimtari në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Votimi i shtrenjtë për ligjin për furnizimin me energji elektrike Deri më tani, mbi pesë milionë franga janë caktuar për votimin intensiv të ligjit për furnizimin...
-
Policia e Thurgau-ut, me apel interesant
-
Zvicër: Tregtia me pakicë rritet vetëm falë produkteve ushqimore
-
Zvicër: Nisma e re për legalizimin e rritjes së kanabisit
-
Gjithnjë e më shumë kompani po testojnë javë katërditore