Kultura
Promovohet në Suedi libri “ylbere dashurie” i autores Sadije Aliti
Vëllimi më i ri poetik “Ylbere dashurie” – “Regnbågar av kärlek”, i poetes tetovare Sadije Aliti, i përkthyer në gjuhën suedeze, u promovua në Borås të Suedisë, në kuadër të festivalit të 8 ndërkombëtar të poezisë “Sofra poetike Borås 2019”.
Në këtë festival morën pjesë poetë shqiptarë e suedezë, poetë nga: Suedia, Shqipëria, Anglia, Greqia, Norvegjia, Kosova, Maqedonia e vende të tjera. Festivali u organizua nga stafi i Qendrës Kulturore Shqiptare “Migjeni”. Ishte ky një tubim letrar ku krahas misionit të poezisë për të përcjellë një emocion, nuk ishte thjesht një renditje fjalësh, por një organizim kulturor e artistik, ku pati recitime, këngë dhe pika muzikore, me një përzgjedhje në stilin më të veçantë e origjinal për të mbërritur deri tek dashamirët e poezisë. “Pas leximit të poezive u promovua edhe libri, botimi më i ri, i përkthyer dhe i botuar në gjuhën suedeze. Pasuan shkëmbime bisedash e librash, takime e prezantime me miq e autorë, njohja me aktivitetet dhe projektet e gjithsecilit në vendet ku punojnë, janë një shans i mirë që ky udhëtim në Borås të Suedisë na mundësoi në ditën e qëndrimit dhe zhvillimit të Sofrës Poetike 2019”, thekson poetja Sadije Aliti.
I pranishëm në këtë ngjarje kulturore ishte edhe Ibrahim Kadriu, i cili edhe ka bërë një vlerësim për krijimtarinë e Sadije Alitit.
Fundi i marsit shënoi një përmbyllje të bukur dhe një arritje kulturore për poeten Sadije Aliti, botimin dhe promovimin e librit dhe pjesëmarrje në festivalin poetik në Borås të Suedisë, ku të pranishmëve u është dhuruar simboli i shoqatës “Migjeni” si organizatore e këtij manifestimi.
Në këtë aktivitet bëhet edhe një ballafaqim mes letërsisë shqipe dhe asaj suedeze me prezantimin e autorëve dhe veprave të sjellura e përkthyera nga shqipja në suedisht dhe anasjelltas.
E-Diaspora
-
Mësuesit e diasporës bashkohen në Kosovë për forcimin e gjuhës shqipe dhe identitetit kombëtar Ministria e Arsimit dhe Sportit e Republikës së Shqipërisë, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe... -
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin me postë nga diaspora -
Nga Cyrihu në mbarë botën, si do të votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës? -
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’
Jeta në Zvicër
-
Promovohet në Zürich libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025” Dje, në ambientet e Pestalozzi Bibliothek në Zürich, u promovua libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025”... -
Badi Pruntrut: Të huajve u lejohet hyrja, për dyfishin e çmimit -
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti













