Integrimi
Violeta, më në fund merr pasaportën zvicerane
Të enjten që shkoi, Asamblea e Qttarëve, ka vendosur që vajzës shqiptare me të meta, t`ia njohë të drejtën për tu bërë shtetase e Zvicrës
Dy vite më parë, asambleja qytetare e Amriswilit, ia kishte hedhur poshtë kërkesën për shtetësi Violeta Hysenit. Një refuzim i tillë në vetvete nuk do të përbënte lajm, sikur Violeta të mos ishte një vajzë me të meta mentale. Tash, të enjten që shkoi, me një shumicë të ngushtë votash, po kjo asamble, ka vendosur që vajzës shqiptare nga Kosova t`ia njohë të drejtën për tu bërë shtetase e Zvicrës. 103 veta kanë votuar pro dhe 100 kundër.
Kështu ka rrjedhur historia e natyralizimit të Violeta Hysenit: Në vitin 2009, prindërit e saj kishin bërë kërkesën që vajza e tyre të marrë pasaportën zvicerane. Në dhjetor të vitit 2011 asambleja qytetare e Amriswilit kishte refuzuar këtë kërkesë. Dy vite më vonë, me 103 pro kundrejt 100 kundërshtimeve, dëshira e pinderve dhe e Violetës është plotësuar, por megjithatë ka lënë një hije mbrapa.
Gazeta St.galler Tagblatt ka ndjekur rastin që nga fillimi dhe ka hulumtuar arsyet e refuzimit të mëhershëm ashtu si dhe të ngurrimit të tashëm të pothuaj gjysmës së votuesve për t`i dhënë vajzës kosovare pasaportën zvicerane.
“Unë kam mirëkuptim për ata që kanë votuar kundër”, thotë kryetari i komunës Roland Huser. Megjithatë, këshilli i qytetit para dy vitesh kishte marrë vendim kundër natyralizimit. Ne kemi përfaqësuar qëndrimin se Violeta Hysenit nuk i sjell ndonjë përparësi të dukshme qenia shtetase zvicerane”, sqaron Huser. Si një shkak tjetër për refuzimin nga ana e këshillit të qytetit, Huser përmend faktin se as Bajram Hyseni dhe as Minire Hyseni (prindërit e Violetës së lindur në vitin 1993 në Kosovë) për vete nuk kanë bërë kërkesë për natyralizim.
Por, duke iu përgjigjur këtij arsyetimi, Gjykata Federale e Zvicrës i ka rekomanduar këshillit të përmendur që te orientohet nga kërkesa për natyralizim që kishin bërë vëllai dhe motra e Violetës. Kështu, gjykata në fjalë ia pati kthyer qytetit Amriswil çështjen në rigjykim.
Prindërit patën bërë ankesë kundër vendimit refuzues të vitit 2011 dhe pastaj të gjitha instancat u kishin dhënë të drejtë. Pas vendimit të Gjyqit Federal, Këshilli i qytetit kishte shqyrtuar edhe njëherë gjendjen dhe kishte ardhur në përfundimin se në këto rrethana, kërkesa për natyralizim e vajzës nga Kosova duhet të miratohet.
Kryetari Huser e ka të qartë se ecuria nuk ka qenë shumë e kënaqshme. “Natyralizimi në vetvete nuk është vendim politik por vendim administrativ. Për këtë arsye është e diskutueshme nëse mënyra e votimit të tij përmes asamblesë së qytetarëve (siç praktikohet ende në disa komuna të Zvicrës, si trajtë e demokracisë direkte) është një mënyrë e duhur.
Sidoqoftë, ky vendim edhe pse i ngushtë, ka vepruar si lehtësim për komunën. Në një rast të kundërt, sërish do të bëhej një ankesë dhe sërish instancat e larta do ta bënin të detyrueshëm natyralizimin e vajzës kundër vullnetit të asamblesë së qytetarëve, thotë Huser.
E-Diaspora
-
Vlashent Sata “Lufto me kenë i mirë, ma shumë ke me kenë i lirë” Vlashent Sata, një identitet artistik që harmonizon rrënjët me estetikën bashkëkohore. Intervistë me artistin që ndërthur... -
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet -
Gjermani
Ekspozitë në Braunschweig, identiteti dhe arti kosovar në skenën gjermane -
Familja Munishi dhe vizioni i Nikolas: Një histori suksesi në Wil
Jeta në Zvicër
-
Zvicra nënshkroi kontratën për tetë avionët e parë F-35 Zvicra ka nënshkruar një kontratë me prodhuesin amerikan Lockheed Martin për blerjen e tetë avionëve luftarakë... -
Pse autoritetet e Cyrihut po i anashkalojnë intervistat për natyralizim? -
Skuteri godet vajzën 5-vjeçare në vendkalim për këmbësorë në Aargau -
SBB do të rinovojë trenat me dy kate për më shumë komoditet -
Fundjava sjell mot pranveror në Zvicër












