Shkurt.ch
Ambasadori i BE-së: Zvicra rrezikon vetizolimin
Luftë me fjalë në mes të ambasadorit të BE-së në Bernë dhe bashkëkryesuesit të iniciativës "Kundër migracionit masiv"
Shumica e spektrit politik të Zvicrës është shprehur tashme kundër “Inicativës kundër migrimit masiv” që udhëhiqet nga SVP/UDC. Argumenti kryesor i kundërshtarëve është ai se iniciativa rrezikin raportet e Zvicrës me Bashkimin Evropian.
Së fundi edhe ambasadori i Bashkimit Evropian në Zvicër, Richard Jones ka mbështetur argumentet e kundërshtarëve të iniciativës në fjalë. Ai, në një intervistë të dhënë televizionit srf1, ka qenë i qartë: Në rast se populli i thotë po iniciativës, atëherë negociatat për kontingjentet e migrantëve nga BE (siç i parasheh iniciativa) duhet të harrohen. Me fjalë të tjera, Jones thotë se, nga këndvështrimi i BE-së Zvicra në një rast të tillë duhet të tërhiqet nga marrëveshja për lëvizje të lirë me BE-në.
Në këtë mënyrë Zvicra do të futej në një izolim në raport ne shtetet e BE-së që e rrethojnë.
Por, bashkëkryesuesi i iniciativës, deputeti nacional i SVP-së, Adrian Amstutz thotë se Zvicra nuk duhet të frikësohet nga izolimi. Sipas tij, duke qenë Zvicra partner i rëndësishëm ekonomik i BE-së, ajo do të mund të rinegociojë marrëveshjen për lëvizje të lirë me të. Veç kësaj Amstutz thotë se BE-ja nuk do të jetë e interesuar të heqë dorë nga marrëveshja për qarkullimin rrugor me Zvicrën.
“BE-ja është e varur nga traseja Veri-Jug që kalon nëpër Zvicër. Ajo kurrë nuk do të dëmtojë veten duke hequr dorë nga kjo marrëveshje”.
Amstutz po ashtu ka akuzuar ambasadorin e BE-së, Jones se po përzihet në fushatat referendare të Zvicrës. Sipas tij edhe vendet anëtare të BE-së do të ankoheshin sikur të kishin një shkallë kaq të lartë të migracionit sikundër e ka Zvicra. Por te ato, përqindja e të huajve është dukshëm më e ulët.
Të gjitha këto do të bëjnë që Brukseli të tregojë mirëkuptim për iniciativën e SVP-së, ka thënë bashkëkryesuesi i iniciativës “Kundër Migracionit Masiv”.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 Në fokus të numrit më të ri të revistës Albinfo.ch janë pushimet verore të diasporës, me... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Rrezikohen orët e edukatës fizike Shkollat dhe shoqatat sportive shprehin shqetësim për mundësinë e reduktimit të orëve të sportit, duke paralajmëruar... -
Ku është më mirë të jesh gjatë valëve të të nxehtit në Zvicër? -
Cyrihu, qyteti i dytë më i shtrenjtë në botë për të pasurit -
Gjeneva dhe Vaudi riaktivizojnë planin për valën e të nxehtit -
Thellohet hendeku i pagave në Zvicër












