Shkurt.ch
Më shumë se çdo i katërti student ndërpret studimet
Kjo përqindje është më e ulët se në vitet e shtatëdhjeta, dhe arsyetohet me faktin se sot studiojnë më shumë femra, të cilat më rrallë ndërpresin studimet
Më shumë se 25 për qind të studentëve në Zvicër viteve të fundit kanë ndërprerë studimet, ka konstatuar një studim i realizuar nga Qendra Koordinuese e Zvicrës për Hulumtime në fushë të Arsimit.
Ndonëse duket e lartë, kjo përqindje është më e ulët se që ishte në vitet e shtatëdhjeta, kur ka pasur më shumë studentë që kanë ndërprerë studimet se sot. Sipas asaj që ka konstatuar studimi në fjalë, arsyeja për këtë ndryshim qëndron në faktin se sot studimet i vazhdojnë më shumë femra se në atë kohë dhe sipas statistikave, ato më rrallë ndërpresin studimet se sa kolegët e tyre meshkuj.
Studimi po ashtu dëshmon se studimet më shpesh i ndërpresin studentët e ardhur nga kantonet me kuotë më të lartë maturiteti se sa ata nga kantonet me shkallë më të ulët. Kështu, një kanton që ka dërguar në universitet dhjetë maturantë më tepër se mesatarja e vendit, fito gjashtë absolventë universitarë më tepër, shkruan azonline.ch.
Në rrethanat kur Zvicra ka nevojë për më shumë njerëz që mbarojnë universitetin, çdo student që ndërpret studimet është një humbje, thonë në Qendrën Koordinuese për Hulumtime në fushë të Arsimit.
Për të realizuar këtë studim janë marrë të dhënat për të gjithë personat që kanë studiuar në Zvicër në mes të vitit 1975 dhe 2011.
E-Diaspora
-
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” Në Berlin u mbajt eventi që bashkoi startup-et shqiptare dhe diasporën... -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër -
Milano
Edon Zhegrova viziton Konsullatën e Kosovës në Milano
Jeta në Zvicër
-
Qiramarrësit afatgjatë paguajnë deri në 90% më pak qira se qiramarrësit e rinj në Zvicër Studim i ri tregon rritje të ndjeshme të hendekut të qirave, sidomos në Cyrih dhe Gjenevë... -
Revista kanadeze rendit qytetet më të mira të vogla në Zvicër për pensionistët e huaj -
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë













