Shkurt.ch
Fehr nuk ka ditur se po shkel ligjn duke punësuar azilanten në të zezë
Duke vepruar kështu, çifti ka menduar se me një shumë të tillë janë "larg nën kufirin e shumës për të cilën duhet paguar kontributet"
Pas raportimit të gazetës „NZZ am Sonntag” për punësimin në të zezë të një azilkërkueseje serbe nga Kosova nga deputeti nacional i SVP/UDC-së, Hans Fehr, ai dhe bashkëshortja kanë pranuar se kanë bërë lajthitje. Siç është shkruar gjerësisht në mediet zvicerane dje dhe sot, familja Fehr e ka angazhuar gruan 31 vjeçare për pastrim në shtëpinë e tyre, pa i paguar kontributet sociale.
Ajo që nuk dihet saktësisht është vëllimi i punës që ka kryer azilkërkuesja. Sipas dy dëshmitarëve të gazetës, ajo ka punuar rregullisht në shtëpinë e familjes Fehr, por sipas familjes, kjo ka ndodhur vetëm herë pas here.
Në një deklarim me shkrim, çifti Fehr thotë se gruaja në fjalë nuk ka qenë e punësuar në mënyrë fikse. Por, se në mes të familjes Fehr dhe gruas serbe “është zhvilluar një raport miqësor”. Si rezultat i kësaj, “kjo grua herë pas here ka kryer herë pas here punë për ne, si pastrim dritaresh ose hekurosje etj. për këtë punë ajo është paguar me para në dorë në vlerë prej “disa qindra frangash në vit”.
Duke vepruar kështu, çifti ka menduar se me një shumë të tillë janë “larg nën kufirin e shumës për të cilën duhet paguar kontributet”. Por, kanë konstatuar ata, se në fakt është dashur ta kishin në dijeni se “edhe shumat më të vogla duhet të llogariten për tatim.
Kështu, çifti ndjehet keq për këtë lajthitje dhe kërkon falje. Burrë dhe grua Fehr zotohen se “është e nënkuptueshme se do t`i paguajnë të gjitha llogaritë e mbetura të papaguara”.
Përveç zotit Fehr që është deputet nacional, edhe zonja e tij, Ursula është anëtare e SVP-së, kryetare komune dhe gjyqtare qarku. Hans Fehr njihet si përfaqësues i linjës së ashpër në SVP sa i takon qëndrimit ndaj abuzimeve në fushë të azilit dhe të të huajve.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 Në fokus të numrit më të ri të revistës Albinfo.ch janë pushimet verore të diasporës, me... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Rrezikohen orët e edukatës fizike Shkollat dhe shoqatat sportive shprehin shqetësim për mundësinë e reduktimit të orëve të sportit, duke paralajmëruar... -
Ku është më mirë të jesh gjatë valëve të të nxehtit në Zvicër? -
Cyrihu, qyteti i dytë më i shtrenjtë në botë për të pasurit -
Gjeneva dhe Vaudi riaktivizojnë planin për valën e të nxehtit -
Thellohet hendeku i pagave në Zvicër











