Shkurt.ch
Qeveria zvicerane: Kafja nuk është thelbësore për jetën
Aktualisht ka 15.300 tonë të ruajtur - kjo është e mjaftueshme për tre muaj
Qeveria zvicerane dëshiron t’i japë fund rezervave emergjente të kafesë, sepse deklaroi se nuk është “esenciale” për mbijetesën njerëzore.
Zvicra filloi ruajtjen e rezervave emergjente të kafesë ndërmjet Luftës së Parë Botërore dhe Luftës së Dytë Botërore në përgatitje për mungesat e mundshme, raporton “BBC”.
Ajo vazhdoi në dekadat e mëvonshme për të luftuar mungesat e shkaktuara nga lufta, fatkeqësitë natyrore ose epidemitë.
Tani shpreson të përfundojë praktikën deri në fund të vitit 2022. Aktualisht ka 15.300 tonë të ruajtur – kjo është e mjaftueshme për tre muaj, përcjell albinfo.ch.
Pse ta ndalosh?
Qeveria tani thotë se kafeja nuk është “thelbësore për jetën” kështu që nuk duhet të përfshihet në rezervat emergjente.
“Kafja nuk ka pothuajse asnjë kalori dhe më pas nuk kontribuon, nga këndvështrimi fiziologjik, në ruajtjen e të ushqyerit”, tha Zyra Federale për Furnizim Kombëtar Ekonomik.
Por jo të gjithë janë të lumtur për këtë, përcjell tutje albinfo.ch.
“Rezerve suisse”, që mbikëqyr magazinat e ushqimit të Zvicrës, thotë se 12 nga 15 kompanitë që mbajnë kafe në vend duan të vazhdojnë të mbajnë rezerva.
Sa pinë kafe zviceranët?
Zvicra është një nga vendet ku konsumohet mjaft kafe. Një person brenda vitit konsumon 9 kg, sipas Organizatës Ndërkombëtare të Kafesë.
Kjo është pothuajse tre herë më shumë se që konsumohet në Britani, ku konsumohet 3.3 kg për person në vit.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Mësuesit e diasporës bashkohen në Kosovë për forcimin e gjuhës shqipe dhe identitetit kombëtar Ministria e Arsimit dhe Sportit e Republikës së Shqipërisë, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe... -
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin me postë nga diaspora -
Nga Cyrihu në mbarë botën, si do të votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës? -
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’
Jeta në Zvicër
-
Promovohet në Zürich libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025” Dje, në ambientet e Pestalozzi Bibliothek në Zürich, u promovua libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025”... -
Badi Pruntrut: Të huajve u lejohet hyrja, për dyfishin e çmimit -
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti













