Lajme
Shqipëria mbyllë disa ambasada në botë
Ambasadat që do të mbyllen: në Bosnjë; Danimarkë; Kroaci; Malajzi; Mali të Zi, Portugali; Emiratet; Katar, Sllovaki dhe ajo në Hungari, për të cilën mbetet pikëpyetje
Qeveria e Shqipërisë do të shkurtojë deri në 30 për qind stafin e saj diplomatik në botë, ndërsa ka parashikuar t’i mbyllë disa ambasada, për shkak të krizës financiare me të cilën po ballafaqohet ministra e Jashtme. Shkurtimi i stafit diplomatik e ka njoftuar vetë ministri, Ditmir Bushati.
Ambasadat që do të mbyllen janë: Ambasada në Bosnjë; Danimarkë; Kroaci; Malajzi; Mali të Zi, Portugali; Emiratet; Katar, Sllovaki dhe ajo në Hungari, për të cilën mbetet çështje e hapur.
Burime brenda Ministrisë së Punëve të Jashtme thonë se janë nëntë ambasada shqiptare nëpër botë të cilat do të mbyllin dyert në një të ardhme shumë të afërt, për shkak të vështirësive financiare që po kalon shërbimi diplomatik.
Reforma, siç raporton “Shekulli” ka prekur kryesisht ato ambasada që janë më pak funksionale, ose edhe në ato ambasada që janë të grumbulluar në një hapësirë jo fort të madhe, dhe që ërfaqësojnë
thuajse të njëjtën linjë diplomatike.
Kështu, sipas projektit që po hartohet në Ministrinë e Jashtme, mësohet se do të mbyllë dyert ambasada shqiptare në Bosnjë-Hercegovinë, vend të cilin do ta mbulojë ambasada shqiptare në Slloveni. Po ashtu dhe Danimarkë, të cilën bashkë me Norvegjinë, do t’i mbulojë ambasada në Suedi.
Ambasadën në Kroaci, sipas të njëjtit njoftim, do ta mbulojë ambasada shqiptare në Slloveni, po ashtu dhe ambasadën në Malin e Zi do mbulojë vetëm një konsullatë e cila do të funksionojë në bazë të ambasadës shqiptare në Serbi.
Por, MOJ në Tiranë ka paralajmëruar mbylljen e disa ambasadave në vendet arabike, të ngritura në kuadër të anëtarësimit në Konferencën Islamike.
Mësohet se pritet të mbyllen ambasadat shqiptare në Katar dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilat do të mbulohen nga ambasada në Kuvajt. Pritet të mbyllet ambasada shqiptare në Malajzi që do mbulohet nga ambasada në Kinë ose në Indi.
Njëherësh pritet të mbyllet dhe ambasada shqiptare në Sllovaku që do të mbulohet nga ambasadori shqiptar në Çeki, si dhe ambasada shqiptare në Portugali që do mbulohet nga ambasadori në Spanjë. Ndërkohë, sipas njëjtit burim, është në pikëpyetje mbyllja e ambasadës shqiptare në Hungari.
Mësohet se Shqipëria do të ketë vetëm tre Ambasada në kontinentin amerikan, në SHBA, Kanada dhe në Brazil. Nga ana tjetër sipas burimeve, shkurtime do të ketë dhe në personelin e ambasadave që nuk do të shkrihen.
Kështu, do të shkurtohet me 30 për qind personeli i ambasadave në të gjitha vendet, duke iu bashkangjitur në këtë mënyrë dhe strukturës së re të Ministrisë së Punëve të Jashtme, e cila reduktohet për shkak të vështirësive financiare në masën 30 për qind.
Ndryshe, diplomacia shqiptare megjithatë do të mbetet aktive në 45 vende të tjera, ku ka seli ambasadash. Tirana zyrtare është njëra nga shtetet ballkanike që e ka më funksional rrjetin diplomatik në botë
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit "Synimi ka qenë krijimi i një hapësire të qëndrueshme për promovimin e filmit kosovar dhe shqiptar,... -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
“Pse jemi të ndarë?” – Një thirrje e fuqishme për vetëdijesim -
Premierë botërore për filmin “Dua” në Festivalin e Kanës, moment krenarie për kinemanë kosovare -
Dua Lipa publikon albumin dhe filmin koncertal “Live From Mexico”
Jeta në Zvicër
-
Është rinovuar para afatit pista kryesore e Aeroportit të Bazelit Operacionet e fluturimit në pistën e prekur do të rifillojnë këtë të shtunë. Kjo ishte planifikuar... -
Mungesa e strehimit në Cyrih dominon votimin e 14 qershorit -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit -
Qeveria zvicerane shpjegon të mirat dhe të këqijat e propozimit “Jo 10 milionëve” -
A do të sjellë El Niño nxehtësi rekord në Zvicër?











