Tematike
Si do ta rindërtonte Zvicra një thesar kombëtar, si katedralja e Parisit?
Për shumë zviceranë, djegia e Katedrales së Parisit ngjallë në kujtesë një ngjarje tjetër, djegien e urës “Kapellbrucke” të Luzernit, shkruan swissinfo, përcjell albinfo.ch.
Më 18 gusht të vitit 1993 banorët u zgjuan dhe gjetën urën e tyre të rrënuar. Pavarësisht përpjekjeve të zjarrfikësve, të cilët arritën ta shpëtonin kullën tetëkëndore, dy të tretat e urës së shekullit XIV që mbulonte lumin Reuss u dogj.
“Një copëz shtëpie, një pjesë e identitetit dhe një pikë referimi u humbën”, thotë arkitekti nga Luzerni, Jurg Rehsteiner, përcjell albinfo.ch. Ai thotë se rindërtimi i menjëhershëm pati rëndësi, sepse u ndihmoi banorëve ta përballonin më lehtë këtë humbje.
Me këtë pajtohet edhe arkitekti Andreas Hindemann, i cili është përgjegjës për katedralen e Baselit, që sivjet shënon 1000 vjet. “Ata duhet ta rindërtojnë katedralen “Zonja jonë”, është pjesë e historisë së tyre dhe ka rëndësi ndërkombëtare”, ka thënë ai.
Në rastin e urës “Kapellbrucke”, rindërtimi përfundoi brenda dhjetë muajsh.
Shkaku i zjarrit në Luzern ende mbetet i paqartë krejtësisht, por autoritetet thonë se zjarri mund të ishte shkaktuar nga një cigare e ndezur që pakujdes ishte gjuajtur nën një varkë poshtë urës.
Baseli vs Parisi
Në Basel, arkitekti Hindemann dhe ekipi punues i tij planifikojnë që ta dokumentojnë çdo gur të katedrales së qytetit, e njohur si Katedralja e Baselit.
Katedralja i kishte shpëtuar një katastrofe natyrore në tetor të vitit 1356, kur një tërmet ia shkatërroi disa pjesë, të cilat u rindërtuan në mesjetë.
Katedralja e Baselit është më modeste se katedralja e Parisit në aspektin arkitektonik, pasi kjo e dyta ka përmasa më të mëdha.
Sipas arkitektit Hindemann, në rast të ndonjë shkatërrimi, Katedralja e Baselit edhe mund të rindërtohej, por nuk do të ishte e njëjta.
“Edhe do të mundej, por mbetet sfidë e madhe ripërtritja. Në katedralen e Baselit është gjithmonë e vështirë kur duhet të zëvendësojmë diçka nga mesjeta. Një kopje kurrë nuk është e njëjtë me origjinalin”, thotë ai.
Ndërkaq, në rastin e urës së Luzernit, arkitekti Rehsteiner thotë se rindërtimi ka qenë i suksesshëm.
“Ajo urë e përmbush plotësisht rolin e saj, si diçka që identifikon vendasit dhe si një pikë referimi për qytetin e Luzernit”, përfundon ai.
Të ngjashme
Të tjera nga Tematike
E-Diaspora
-
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri Bregdeti shqiptar mbushet me pushues, mijëra kosovarë kalojnë Morinën... -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka -
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve Ekspertët theksojnë se rënia e lindshmërisë nuk lidhet vetëm me faktorët ekonomikë... -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme -
Në Zvicër çdo ditë rritet numri i milionerëve -
Qytetet më mikpritëse në Evropë për emigrantët, Cyrihu në vendin e parë -
Vendet më mikpritëse për emigrantët: Zvicra, e pesta, Austria, e dhjeta














