Futboll
Shaqiri me shokë kërkon kualifikimin në gjysmëfinale të CHL-së
Liverpooli i Xherdan Shaqirit do të kërkojë sonte kualifikimin për në gjysmëfinale të Ligës së Kampionvë për t`iu bashkuar dy ekipeve që një ditë më parë e arritën atë Ajaxi dhe Barcelona. Për ta bërë këtë skuadrës së Liverpoolit i duhet që në 90 minutat e ardhshëm të mos pësojë humbje më rezultat më të madh se 2:0 nga Porto, pasi në ndeshjen e parë skuadra angleze shënoi fitore 2:0.
Vitin e kaluar Liverpool e kishte mposhtur me rezultat 5:0 në stadiumin e saj Porton, mirëpo Jurgen Klopp e ka paralajmëruar skuadrën e tij se do të përballen me një sfidë më të vështirë këtë herë. Skuadra e Jurgen Kloppit do të tentojë ta mbrojë rezultatin e ndeshjes së parë dhe pritet të luajë me kundërsulme. , siç kishin luajtur në ndeshjen e kaluar në këtë stadium, kur i kishin turpëruar vendasit, përcjell albinfo.ch.
Goli i parë në këtë ndeshje do të jetë shumë i rëndësishëm. Kohëve të fundit në ligë por edhe në këtë garë Xherdan Shaqirit nuk i është dhënë hapësirë por shpresojmë që sonte ai të jetë në formacionin titullar.
E-Diaspora
-
KQZ miraton listën e Qendrave të Votimit në përfaqësitë diplomatike Votimi fizik më 6 qershor do të organizohet në 48 përfaqësi diplomatike me 70 vendvotime, ndërsa... -
“Ta thyejmë heshtjen” – në Gjenevë mbahet një mbrëmje diskutimi për dhunën në familje -
ADN-ja shqiptare në mërgatë: një festë identiteti, kujtese dhe përgjegjësie kombëtare -
Të rinjtë shqiptarë nga Gjeneva, Prizreni dhe Kruja sjellin traditën në një skenë të përbashkët -
Cyrih: Promovohet libri “Arti konceptual në Kosovë, 2000 – 2025”
Jeta në Zvicër
-
Novartis planifikon mbylljen e fabrikës në Wehr, preken 220 vende pune Kompania farmaceutike me seli në Bazel, Novartis, ka njoftuar se do të mbyllë deri në fund... -
Zvicra përballet me rritje të inflacionit në prill, të shtyra nga karburantet dhe qiratë -
Skandal në Klinikën e Zemrës në Cyrih: Ish shefi, shkaktar i vdekjes së mbi 70 pacientëve -
Graubünden shqyrton ndalimin e trafikut turistik në rrugët kantonale -
Vëllezërit shqiptarë Agron dhe Driton Knepper prezantojnë startup-in “Azygos” në Talent Pitch Switzerland në Cyrih














