Kosova
Prokuroria: Burrat e rikthyer kishin fletarrestim
Katër luftëtarë, 32 gra e 74 fëmijë janë rikthyer mbrëmë nga luftëra e Sirisë për në Kosovë.
Kryeprokurori i Prokurorisë së Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka folur rreth të rikthyerve në një konferencë të jashtëzakonshme të thirrur gjatë ditës së sotme.
“Ndaj katër personave të kthyer në Kosovë është rifilluar procedura penale kundër tyre. Kjo procedurë ka filluar vite më parë, mirëpo është pezulluar”, tha Lumezi.
Lumezi nuk dha informacione se nga cilat vende janë burrat e rikthyer.
“Sot pas marrjes së informacioneve nga Policia e Kosovës, kemi marrë vendimin për ndalimim e katër shtetasve, të cilët kanë marrë pjesë si luftëtarë në Siri. Ata janë në masën e ndalimit dhe shumë shpejt prokurori të merr masat. Ndaj 119 personave deri më tani kemi ngritur akte akuzuese”, tha Lumezi.
Prokurori i Prokurorisë Speciale, Sylë Hoxha, tha se ndaj katër të dyshuarve të rikthyer ka pasur urdhër arrest, shkruan Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit Zvicra përjetoi valën e parë të të nxehtit të vitit gjatë fundjavës së Pashkëve, me temperatura... -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave












