Maqedonia
Në zgjedhjet presidenciale në Maqedoni, votojnë edhe të burgosurit
Të mbyllur në qeli, por me shpresë për një të ardhme të ndritur, sot votuan të burgosurit në burgun e “Idrizovës”. Ata mbajtën radhën në mensën e burgut, e cila sot u shndërrua në vendvotim. Me kartelat e identifikimit të Shtëpisë Ndëshkuese-Korrektuese, të burgosurit shfrytëzuan të drejtën demokratike për të votuar në Zgjedhjet Presidenciale.
Ata për TV Alsat, u shprehën optimistë se kreu i ardhshëm i shtetit, do t’i ketë parasysh edhe nevojat dhe kërkesat e tyre, përcjell albinfo.ch.
“Tash, votimet të jenë korrekt, të kalojnë pa incidente. Të votojmë, kush do që është president le të mendojë edhe për ne, ashtu siç mendojmë ne për ata se pa popullin nuk bëhet”, thotë Xhezair Maksuti, i burgosur.
“Nga ky votim presim të ketë proces të rregullt, korrekt, demokratik dhe qetë. Po shpresojmë që presidenti i zgjedhur do të jetë i ardhshëm edhe në vitet e ardhshme do të rizgjidhet sërish”, thotë Shasho Gjorevski, po ashtu i burgosur.
Nga 1160 të burgosur sa janë aktualisht në ‘Idrizovë’, të drejtë vote sot kanë 817, prej të cilëve deri në mesditë këtë të drejtë e kanë shfrytëzuar 1/3 e tyre. Ndërsa, sipas autoriteteve, 256 të burgosur të tjerë nuk kanë të drejtë vote, disa prej të cilëve nuk kanë nënshtetësi, disa nuk kanë qenë të përfshirë në listat zgjedhore dhe të tjerët janë shtetas të huaj.
Sipas drejtorit të burgut, e drejta e votimit u është mohuar disa të burgosurve që kanë filluar të vuajnë dënimin pas mbylljes së Listës zgjedhore, të cilët figurojnë në adresën ku ka jetuar dhe jo në adresën e burgjeve ku janë aktualisht. Mojsovski thotë se 150 të tjerëve u kanë nxjerr letërnjoftime.
“Në këtë periudhë 5-6 muajsh, çdo i burgosur që ishte i interesuar, me shpenzimet e Drejtorisë për zbatimin e sanksioneve dhe të burgut të Idrizovës, në bashkëpunim me MPB-në u bëmë letërnjoftime të reja. Atyre që u ka skaduar afati apo edhe që i kanë humbur letërnjoftimet dhe kanë nënshtetësi të Maqedonisë”, deklaroi SBobi Mojsovski, drejtor i Burgut “Idrizovë”.
Sipas Kryetares të Komisionit zgjedhor në burgun e Idrizovës, vendvotimi 2536 u hap në kohë, ku fillimisht votuan 50 të burgosurat femra.
“Tani për tani nuk është numër i madh i tyre, t’ju them sinqerisht nuk e di numrin saktë, por shumica janë në listë, prej të cilëve janë paraqitur deri më tani. Dalja, duke e krahasuar me zgjedhjet e kaluara lëviz në atë nivel deri në mesditë”, tha Sonja Stojanovska, KKZ “Idrizovë” .
Pasi mbaruan procesin e votimit, të mbikëqyrur nga policia e burgut, të burgosurit u kthyen nëpër qelitë e tyre. Në burgun më të madh të shtetit, të cilët vuajnë dënimet për vepra të rënda penale, autoritetet thonë se në mesin e votuesve ka edhe nga ata të dënuar me burg të përjetshëm.
E-Diaspora
-
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë Një histori e fuqishme familjare dhe shoqërore sjell kinemanë shqiptare më afër publikut suedez... -
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna Në këtë kuadër, qeveria ka miratuar një program stimulues për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të... -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave












