Shkurt.ch
Kjo është gjuha zvicerane që pak e njohin
Lumi Sarine ndan kantonin e Fribourg në dy sektorë: gjermanishtfolëse dhe frëngjishtfolëse. Qyteti i rreth 40,000 njerëzve është qartë një qytet i dy gjuhëve, shenjat e rrugëve janë të gjitha në dy gjuhë; banorët mund të zgjedhin nëse fëmijët e tyre do të përdorin frëngjishten ose gjermanishten në shkollën fillore; dhe universiteti madje ofron një program dygjuhësor, përcjell albinfo.ch.
Interesantja është se në mes të ndarjes gjermane dhe frankofonike të Fribourg-ut do të gjeni veten në një vend ku dy gjuhët janë bërë një: le Bolze.
Bisedoni me ndonjë shtetas zviceran, dhe ndoshta ju do t’i gjeni ata të magjepsur me temën e komunikimit, ndoshta sepse gjuhët janë kaq të ndryshme në këtë vend të vogël, përcjell albinfo.ch.
Kombi mund të ndahet gjeografikisht në tri grupe të mëdha gjuhësore. Jugu, i cili është në gjuhën italiane. Në perëndim pranë Gjenevës flitet frëngjisht; ndërsa pjesët qendrore dhe lindore të vendit, të tilla si Cyrihu dhe St Moritz, flitet në gjermanisht (dhe kantoni juglindor i Graubündenit përfshin edhe folës romakë).
Ndërsa origjina e saktë e gjuhës është e panjohur, shumë besojnë se Bolze u krijua gjatë Revolucionit Industrial në shekullin e 19-të, kur njerëzit nisën të emigronin nga fshatrat në qytete, përcjell albinfo.ch.
Bolze është një bashkim i gjuhës gjermane dhe franceze, duke përdorur dy gjuhët për të krijuar një version krejtësisht të ri. Kaluar nga brezi në brez gojarisht dhe gjendet vetëm në Basse-Ville të Fribourg-ut, pak folës të mbetur të Bolzes flasin vetëm me njëri-tjetrin për të vazhduar trashëgiminë e tyre kulturore përgjatë bregut të lumit dhe brenda mureve të kantonit.
E-Diaspora
-
Alis nga Eurovisioni: “Një ëndërr që po e jetoj” Përfaqësuesi i Shqipërisë në Eurovision 2026 ndau emocione nga ceremonia hapëse “turquoise carpet”... -
Suedi: Arrestohen tre të dyshuar për vrasjen e 20-vjeçarit shqiptar -
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë, çelës për zhvillim ekonomik -
Kanada
Nga Kosova në Parlamentin e Kanadasë, një rrëfim suksesi dhe vlerësimi -
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zhduket pa gjurmë 26-vjeçarja në Alpet e Bernës, familja në ankth apelon publikisht: “Vazhdoni ta kërkoni Abrarin!” Studentja e mjekësisë u zhduk para 10 ditësh në Alpet e Bernës. Familja e saj lutet:... -
Studimi në Zvicër: Testet e vozitjes për të moshuarit mbi 75 vjeç nuk janë të besueshme -
Pse Zvicra u bë kaq e pasur -
Gratë mbi 50 vjeç po nënvlerësohen në tregun e punës në Zvicër -
Cilët sektorë preken nga iniciativa kundër emigracionit














