Lajme
Ekzekutohet në mes Prishtinës 14 vjeçari i ardhur nga Suedia
Djaloshi i sapoardhur nga Suedia, dyshohet se është vrarë për gjakmarrje, pasi që familjarët e tij e kishin vrarë më herët një person, për çështje pronësie
Djaloshi 14 vjeçar është vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur të mërkurën në mesditë nga afërsi të Shkollës Fillore “Emin Duraku” në Prishtinë. Djaloshi i sapo ardhur nga Suedia, dyshohet se është vrarë për gjakmarrje, pasi që familjarët e tij e kishin vrarë një person për çështje pronësie.
“Ne jemi njoftuar se ka ndodhur një plagosje, por njësitet policore kanë gjetur trupin e pajetë të djaloshit kur kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, në rrugën Ilir Konushevci”, kanë konfirmuar për Express, zyrtarët e Policisë.
F.K. dyshohet se është vrarë për motive të hakmarrjes, pasi që në nëntor të viti 2012 babai i viktimës që ndodhet në paraburgim ka vrarë një person në fshatin Mazgit. Dyshohet se familjarët e të vrarit në Mazgit janë dorasit që kanë shtënë në 14 vjeçarin.
Viktima është djali me i vogël i familjes Krasniqi që ka 7 fëmijë. Sipas zyrtarëve policor, në paraburgim janë baba edhe djali i vëllait të viktimës, ë dyshuar për vrasje.
Dy palët janë familjar mes vete.
Pos të riut rreth 14 vjeçar, që është vrarë sot në mesditë në oborrin e shkollës “Emin Duraku”, në Prishtinë, janë plagosur edhe dy persona të tjerë. Të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetë.
Ndryshe, gjakmarrja ka marrë përmasa shqetësuese edhe në Kosovë. Madje gjakmarrja po manifestohen edhe vendet e Evropës, por dhe në Amerikë. Ky rast edhe një rast që ndodhë tri ditë më parë në Suedi, ka shqetësuar opinionin shqiptar, pasi që për çështje hakmarrjeje po vriten edhe të miturit.
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre











