Jeta në Zvicër
Burkhalter: Të huajt “i falin” sistemit social 3 miliardë franga në vit!
Kjo ndodh sepse të huajt nga shtetet e BE-së paguajnë më shumë se një të pestën e kontributeve sociale ndërkohë që tërheqin vetëm një të shtatën e tyre
Presidenti i vendit, Didier Burkhalter, në kuvendin e partisë së tij FDP/PLR që është mbajtur të shtunën në Schwanden të Glarusit ka folur gjerësisht kundër iniciativës “kundër imigrimit masiv”. Siç dihet tashme, për këtë iniciativë të SVP/UDC-së, populli do të votojë më 9 shkurt.
Qeveria e vendit ashtu sikurse dhe të gjitha partitë tjera me kohë kanë paralajmëruar kundërshtimin e tyre ndaj kësaj iniciative. SVP/UDC ka mbetur e vetme në qëndrimin e saj, me besimin se do ta bindë popullin e frustruar nga “mbipopullimi” me të huaj qe të votojë pro.
Partitë tjera parlamentare, si : SP/PS, CVP/PDC dhe të Gjelbrit janë përcaktuar për të kundërshtuar iniciativën.
Në kuvendin e FDP-së, Burkhalter ka thënë se iniciativa nuk zgjidh asnjë problem dhe për më tepër ajo krijon probleme të reja. Sipas tij, pranimi eventual o iniciativës do te kishte për pasojë vënien në pyetje të marrëdhënieve bilaterale me BE-në. mirëqenia e sotme e Zvicrës mbështetet në mase të madhe në marrëdhëniet e mira me BE-në, ku ajo ka tregun e saj më të rëndësishëm. Zvicra, dy të tretat e tregtisë së saj të gjithëmbarshme e realizon me vendet anëtare të BE-së.
Në kuvendin e djeshëm të FDP-së vetëm katër delegate janë shprehur kundër udhëheqjes së partisë.
Burkhalter para 260 delegatëve ka thënë se Zvicra ua ka nevojën imigrantëve jo vetëm nga aspekti i tregut të punës. Sipas tij, siguria sociale mund të funksionojë vetëm falë të huajve që punojnë këtu. Pa imigrim, popullsia e Zvicrës për çdo gjeneratë do të tkurrej për një të katërtën.
Rreth 3 miliardë franga në vit më shumë, janë derdhur viteve të fundit në fondet sociale të Zvicrës falë lëvizjes së lirë ka thënë Burkhalter. Kjo ndodh sepse të huajt që vijnë nga shtetet e BE-së paguajnë më shumë se një të pestën e kontributeve sociale ndërkohë që i tërheqin vetëm një të shtatën e tyre.
/albinfo.ch/
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 Në fokus të numrit më të ri të revistës Albinfo.ch janë pushimet verore të diasporës, me... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Masat e jashtëzakonshme nga temperaturat në Zvicër, nga kinematë falas te bllokimi i kantiereve Zvicra po përballet me një valë të re të nxehti ekstrem, me temperatura që pritet të... -
Zvicra me dyshen shqiptare Xhaka-Jashari nga minuta e parë kundër Kolumbisë! -
Reforma e BE-së për të papunët mund t’i kushtojë Zvicrës qindra miliona franga -
Rrezikohen orët e edukatës fizike -
Ku është më mirë të jesh gjatë valëve të të nxehtit në Zvicër?











