Kosova
Lëndohet një person në Ditën ndërkombëtare të sigurisë dhe shëndetit në punë
Një person ka lënduar dy këmbët derisa ishte duke punuar në një firmë në Ferizaj.
Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, përcjell albinfo.ch.
“Viktima mashkull K-Shqiptar ka raportuar se përderisa ishte duke punuar në një firmë, ka lënduar të dy këmbët. Viktima është dërguar për tretman mjekësor ne QKUK, ndërsa ne vendin e ngjarjes kanë dalur inspektoret komunal”.
Sot Dita ndërkombëtare e sigurisë dhe shëndetit në punë
Çdo vit në këtë ditë mbahen aktivitete dhe fushata ndërgjegjësimi, me qëllim përqendrimin e vëmendjes mbi tendencat e reja në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë si dhe rëndësinë e problemeve të lidhura me lëndimet, sëmundjet dhe vdekjet në vendin e punës.
28 prilli është gjithashtu një ditë, në të cilën sindikatat në botë përkujtojnë dhe nderojnë kujtimin e viktimave të aksidenteve dhe sëmundjeve në punë.
Dita botërore për sigurinë dhe shëndetin në punë është një pjesë integrale e Strategjisë globale mbi sigurinë dhe shëndetin në punë e drejtuar nga ILO, e cila promovuan krijimin e një sigurie globale parandaluese dhe të një kulture shëndetësore me përfshirjen e të gjithë aktorëve.
Në këtë datë, në shumë vende të botës, autoritetet kombëtare, sindikatat, organizatat e sigurisë dhe të shëndetit në punë dhe punëdhënësit, organizojnë aktivitete të shumta.
E-Diaspora
-
Ora App dhe zgjidhja që po u kursen kompanive qindra franga në muaj në Zvicër Për më shumë se një dekadë, mijëra punëtorë në Zvicër kanë filluar dhe mbaruar punën me... -
Marigona Uka punësohet në Microsoft si Specialiste e Cloud dhe IA -
Finlandë
Rina Januzi, artistja shqiptare nga Kosova që po shkëlqen në Finlandë -
Mbrëmje falënderimi për kontribuesit e manifestimit “Kurora e Lirisë” -
Deputetët e SVP-së, me mocion rreth xhamisë së planifikuar shqiptare në St.Gallen
Jeta në Zvicër
-
Policia e Vaudit intensifikon kontrollet ndaj automjeteve me zhurmë të tepërt Policia kantonale e Vaudit në Zvicër po shton aksionet kundër automjeteve që shkaktojnë zhurmë të tepërt,... -
Deputetët e SVP-së, me mocion rreth xhamisë së planifikuar shqiptare në St.Gallen -
Gjithnjë e më shumë zviceranë po mbajnë pula në shtëpitë e tyre -
Pse martesa me një zviceran nuk garanton shtetësinë -
Qeveria zvicerane do të forcojë sigurinë në rrugët më të rrezikshme











