Maqedonia
Mjeku mbyll ambulancën dhe merr rrugën e kurbetit
Asociacioni i Specializantëve dhe mjekët e rinj, thonë se për tetë vite 1200 mjekë e kanë lëshuar Maqedoninë Veriore
“Sot është dita e fundit për mua ngase jam i zhgënjyer, dhe kërkoi falje nga 532 pacientët e mi”.
Kështu e përfundoi punën e tij tre vjeçare mjeku i përgjithshëm Sali Sadiku, nga Jabollçishti i Velesit. Ai është i detyruar ta mbyllë ambulancën nga presionet e ndryshme dhe nga shumë faktorë. Edhe nga mospagesat e Fondit shëndetësor, raporton “TV 21”.
“Por me pengesa nga drejtoresha e sociales edhe nga persona të tjerë që nuk dua t’i përmend emrat tani. Çdo motër medicinale që vinte te unë ishin të detyruara të largohen nga ordinanca ime sepse kërcënoheshin me jetë”, theksoi Sali Sadiku, mjek, përcjell albinfo.ch.
E zgjidhjen e problemit e sheh jashtë vendit, në kurbet. “Rruga ime është si të gjithë të tjerët, por jo nga dëshira, por nga pakënaqësia dhe unë jam i detyruar të nisem rrugëve të kurbetit”, u shpreh Sadiku.
Ku do të shkoni?
“I kam dy opsione për Belgjikë dhe për në Gjermani”. Por drejtori i Fondit për sigurim shëndetësor Orhan Ramadani, thotë se nuk kanë asnjë borxh ndaj mjekut dhe se të gjitha pagesat janë bërë gjatë këtij viti. “Në bazë të kartelës që i takon pagesës, mund të shohim se sistemi elektronik i fondit, shihet qartë se të gjitha faturat janë të paguara, edhe për muajin e tretë, edhe për muajin e dytë. Janë paguar më 12.04.2019. Fondi ka marrë informatë nga ana e mjekut i cili ka dashur ta ndërpresë kontratën, pasi nga njësia rajonale e fondit në Veles, kanë shkuar dhe kanë konstatuar gjendjen. E njëjta shumë i është paguar para dy javëve”, theksoi Orhan Ramadani, drejtor i FSSHM-së.
Plaku 70-vjeçar ikjen e mjekut po e përjeton shumë vështirë. Ai thotë se tani për të shkuar tek mjeku më i afërt duhet të udhëtoj 40 km pasi mbeti pa mjekun amë.
“Në gjysmë të natës vinte më kontrollonte. Kur e kam thirrur vinte pa hezitim”.
Asociacioni i Specializantëve dhe mjekët e rinj, thonë se për tetë vite 1200 mjekë e kanë lëshuar Maqedoninë Veriore. Ato thonë se numri i mjekëve që ikin nga vendi për të punuar në shtete evropiane është rritur për 20% viteve të fundit.
E-Diaspora
-
Filmi “The Land within”, lufta në Kosovë, e vështruar nga një kënd tjetër Në "Kino Kosova" është shfaqur edhe filmi "The Land within", i regjisorit shqiptaro-zviceran Fisnik Maxville (Maxhuni),...
-
Robin Krasniqi fiton me pikë ndaj portugezit Jorge Silva
-
Sot shfaqet në Cyrih filmi “The Land within”, i regjisorit Fisnik Maxville
-
Edi Rama e konfirmon: Më 12 maj jam në Athinë, nisim rrugëtimin e pranverës në diasporë
-
Kalabri - Itali
Gennaro Gattuso flet për rrënjët e tij në Kalabri
Jeta në Zvicër
-
Ja sa janë rritur fitimet e shefave të sigurimeve shëndetësore në Zvicër Që nga viti 2016, kompanitë e sigurimeve shëndetësore janë të detyruara të bëjnë të ditur kompensimin...
-
Sa banorë të huaj bëhen shtetas zviceranë çdo vit?
-
Filmi “The Land within”, lufta në Kosovë, e vështruar nga një kënd tjetër
-
Qindra studentë protestuan para Universitetit të Lozanës
-
Fëmijët të mbahen larg celularëve