Maqedonia
Mjeku kërkon azil në Belgjikë, nuk kthehet në Maqedoni me asnjë kusht
Mjeku i përgjithshëm Sali Sadiku, ka braktisur vendlindjen dhe tani për momentin ndodhet në Bruksel
Pas kronikës së TV21 për mjekun Sali Sadiku, i cili mbylli ambulanten në Jabollçishtë të Velesit dhe u largua nga Maqedonia Veriore, zëvendësministri i shëndetësisë, Asim Musa, thotë që nuk ka qenë në dijeni për këtë rast.
Ai publikisht i bëri thirrje mjekut që të mos largohet nga vendi dhe të vazhdoj të jap kontribut në sistemin shëndetësor në vendlindjen e tij.
“Unë i bëj ftesë në qoftë se dëshiron të vazhdojë të punojë dhe të japë kontribut në Maqedoni, në vendlindjen e tij, që të mos largohet sepse në konkursin e parë që do të hapet në institucionet shëndetësore në Veles do ta pranojmë në vend pune. Në qoftë se largohet për një jetë më të mirë është vendim i tij. Nuk kemi paragjykime për doktorin Saliun, e aq më tepër në vendin ku ai punon. Numri i mjekëve tanë është i kufizuar”, deklaroi Asim Musa, zëvendësministër i Shëndetësisë së Maqedonisë Veriore, përcjell albinfo.ch.
Mjeku i përgjithshëm Sali Sadiku, ka braktisur vendlindjen dhe tani për momentin ndodhet në Bruksel. I pyetur nga TV21 se a do të kthehet pas ftesës që i bëri zëvendësministri, mjeku u përgjigj:
“Në Maqedoni kurrë e përjetë. E di se është shumë e shtrenjte vendlindja, i kamë lënë nën kujdesin e babit dhe mamit, fëmijët dhe gruan time. Aq kërcënime sa kam pasur unë si doktor nuk ka pasur njëri i Ballkanit, por dhashë Zoti të ketë drejtësi”, u shpreh mjeku nga Velesi, Sali Sadiku.
Nga ana tjetër drejtori i fondit për sigurim shëndetësor Orhan Ramadani, serish tha se fondi nuk ka asnjë borxh ndaj mjekut në fjalë, duke argumentuar faktuarat e pagesës.
“Me përgjegjësi më të madhe e themi se nuk kemi asnjë borxh ndaj mjekut dhe ambulancës Sal-Medikus. Unë si drejtor i fondit dua të theksoi se kam mbi 5 mijë kontrata në nivel të shtetit mes tyre edhe Ambulanca Sal-Medikus të Jabollçishtit të epërm dhe me asnjë unë nuk kam asnjë problem sepse fondi, me të gjithë i bënë pagesat në kohë”, potencoi Drejtori i Fondit për Sigurim Shëndetësor, Orhan Ramadani.
Ndryshe, mjeku Sali Sadiku mbylli ambulancën e tij në Jabollçishtë të Velesit, për të shkuar në Belgjikë. Ai pohon se nuk ka mundur të kalojë muajin me të ardhurat që kë pasur. Tani siç na njoftoi ai ka kërkuar azil në Belgjikë.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Një muaj pas zjarrit në Crans-Montana: 23 të plagosur ende në spitalet zvicerane, 41 po trajtohen jashtë vendit Një muaj pas zjarrit tragjik në Crans-Montana, 23 persona të plagosur vazhdojnë të trajtohen në spitale... -
Gjenevë: Historia e artit hiqet nga lëndët e detyrueshme në shkollat e mesme -
Mjeti zviceran i inteligjencës artificiale ndihmon ekologët e Alaskës të studiojnë arinjtë -
Sezoni i polenit është afër në Zvicër -
Projekti zviceran i hekurudhave diellore ndan “njohjet” me Francën














