CH-Ballkani
Beograd: Serbët protestojnë përsëri pranë furrës së shqiptarit

Dhjetëra protestues u mblodhën të dielën të protestojnë kundër pronarit të furrës “Roma”, në qytetzën Borka të Serbisë.
Bukëpjekësi Mon Duraj është me përkatësi etnike shqiptare dhe protestuesit kanë bërë thirrje që ta bojkotojnë dhe të mos blejnë produktet në furrën e tij.
Me pankarta “Nëse nuk ka respekt, nuk ka as vend pune” dhe flamuj serbë, protestuesit kanë marshuar pranë furrës së bukës në Borka.
Më 27 prill, një grup i serbëve ishin mbledhur në furrën e bukës duke brohoritur sllogane për Kosovën. Sipas raportimit të mediave lokale, ata kishin vendosur një kokë të derrit në veturën e tij dhe kishin ndaluar blerësit të hyjnë apo të dalin nga objekti. Ky kundërshtim vie pas një fotografie të postuar më herët në Facebook, ku Duraj kishte bërë një shenjë kombëtare shqiptare me duar.
Organizatat joqeveritare dhe opozita në Beograd kishte dalë në përkrahje të bukëpjekësit, raporton REL, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Vëllai dhe motra e boksierit Besar Nimani, në gjyq për hakmarrje Vëllai i tyre u vra me 16 të shtëna në qendër të Bielefeldit - muaj më...
-
MPJD dënon arrestimin arbitrar të shtetasit kosovar në Serbi
-
Kurti mirëpret diasporën: Kosova është me fat që ju ka
-
U godit nga rryma elektrike në Itali, humb jetën punëtori 21 vjeçar nga Kosova
-
Fiona Kabashi diplomon në Universitetin Mjekësor të Vjenës
Jeta në Zvicër
-
Ushtria zvicerane nuk arrin të përmbushë afatet për reduktimin e zhurmës në poligonet e qitjes Ushtria zvicerane ka dështuar të përmbushë afatin ligjor të 31 korrikut për zbatimin e masave për...
-
Defekt teknik: Evakuohet treni në tunelin e Gotthard-it
-
Emision në SRF mbi rrugën e Kosovës drejt Pavarësisë dhe rolin e Zvicrës
-
Zvicër: Inflacioni ishte shumë i ulët në korrik, por u rrit në 0.2%
-
Shifrat: Rritet tregu i veturave në Zvicër