Shkurt.ch
Projekti zviceran i ujit, ndihmon refugjatët
Në një kamp refugjatësh, një nga sfidat e para është uji. Duhen të paktën 20 litra për person për të pirë, gatim, larje dhe pastrim. Metodologjia e zhvilluar në Zvicër ka katërfishuar furnizimin me ujë në kampin Ugandan, përcjell albinfo.ch.
“Nuk është magji”, qesh Ellen Milnes, një hidrogjeolog që punon me kohë të pjesshme për Universitetin e Neuchâtel të Zvicrës dhe me kohë të pjesshme për Agjencinë e Kombeve të Bashkuara për Refugjatë, UNHCR.
Metodologjia përfshin përdorimin e burimeve ekzistuese dhe informacioneve në dispozicion online, të cilat tregojnë vendet më të mira për ujë. Harta lejon hidrogjeologët të zmadhojnë ato zona dhe të kryejnë teste të mëtejshme përpara hapjes së puseve, përcjell albinfo.ch.
Pas vetëm një viti, rezultatet në kampin e refugjatëve Bidi Bidi të Ugandës kanë qenë spektakulare.
“Është bërë një ndryshim i madh”, thotë David Njoroge, oficer i OKB-së për Ujin, Shëndetin dhe Kanalizimet në kamp. “Ju mund të imagjinoni sfidat pa ujë për gratë që ecin në distanca të gjata, që duhet të rreshtohen për orë të tëra. E gjithë kjo duket se është zgjidhur’’, përcjell albinfo.ch.
Ai i tregon swissinfo.ch se tani ka ujë të mjaftueshëm në kamp, edhe pse puna është ende në proces për ta pompuar atë në të gjitha shtëpitë që përdorin energjinë diellore.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Viti i diasporës: Kush vendos për fatin e Kosovës? Tri palë zgjedhje e kthyen diskutimin në një arenë të hapur: pse diaspora duhet të votojë?... -
Magazina albinfo.ch sjell personalitetet shqiptare të Zvicrës për vitin 2025 -
Diaspora
Pse ka më pak aplikime nga diaspora për zgjedhjet e 28 dhjetorit? -
Mbi 77 mijë votues nga diaspora janë regjistruar për zgjedhjet e 28 dhjetorit -
LDK mban takim me mërgatën në Austri
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva do ta nisë vitin 2026 pa buxhet Kantoni i Gjenevës do të hyjë në vitin 2026 pa një buxhet të miratuar. Duke dënuar... -
Top 10 destinacionet për ski në Evropë, dy në Zvicër e një në Austri -
“Zvicra mund të ushqejë 10 milionë njerëz” -
Vit i ri, rregulla të reja. Ja çfarë do të ndryshojë për trafikun rrugor në vitin 2026 -
Paralajmërim për bllokime trafiku për Krishtlindje











