Shkurt.ch
Propozimi në Zvicër: Burrat të punojnë deri në moshën 72-vjeçare
Një sugjerim do të ishte: Kushdo që është 35 vjeç ose më i ri sot, duhet të jetë i përgatitur të punojë deri në 70 ose 72 vjeç
Drejtori i UBS-së, Sergio Ermotti (rroga vjetore 13.7 milionë franga) e gjen Zvicrën shumë të paqëndrueshme, shumë rregullatore dhe jo aq miqësore për sipërmarrësit.
Krahasuar me vendet e tjera, Zvicra nuk është më konkurruese dhe shumë prapa, shkruajnë mediat zvicerane.
Udhëheqësi i UBS-së, Ermotti po shtyn kërkesën që të rinjtë në Zvicër duhet të jenë të përgatitur të punojnë shumë më gjatë. Dhe në moshë të madhe prej 72 vjetësh, përcjell albinfo.ch.
Kjo është ajo që ka propozuar shefi i bankës me ndikim, i cili kohët e fundit ka njoftuar humbjen e vendeve të punës prej 30% të stafit të përgjithshëm të UBS për shkak të digjitalizimit.
Sipas Ermottit, mjedisi politik dhe mbi të gjitha rregullatorët janë shumë armiqësorë ndaj bankës dhe zvogëlojnë atraktivitetin e vendit. “Sipas renditjes së WEF mbi konkurrencën, Zvicra është ngritur për herë të parë në 9 vjet dhe ka rënë në vendin e katërt”, ka thënë ai.
Ideja e tij është që pasi njerëzit jetojnë më gjatë të punojnë më gjatë, përcjell tutje albinfo.ch.
“Një sugjerim do të ishte: Kushdo që është 35 vjeç ose më i ri sot, duhet të jetë i përgatitur të punojë deri në 70 ose 72 vjeç”.
Qëndrimet e partive politike në Zvicër për daljen në pension për burrat dhe gratë
Dalja në pension MOSHA:
- 69 vjet (BDP)
- 68 vjet (SVP)
- 67 vjet (FDP)
- 67 vjet (GLP)
- 65 vjet (CVP)
- 65/64 vjet (SP)
- 65/64 vjet (të gjelbrit)
E-Diaspora
-
“Një brez mes dy kulturave” Sofra 2026, reportazh nga Luljeta Ademi, kamera Gent Mersinaj... -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Nis votimi me postë për diasporën, KQZ publikon udhëzimet për qytetarët jashtë vendit -
Australia nga afër, mes pafundësisë, heshtjes dhe rendit -
13-vjeçarja shqiptaro-kanadeze mahnit Veronën me performancë solo
Jeta në Zvicër
-
Zvicra mbyll përkohësisht gjashtë qendra federale për azilkërkues Sekretariati Shtetëror për Migracionin (SEM) në Zvicër ka njoftuar mbylljen e përkohshme të gjashtë qendrave federale... -
Prodhimi industrial në Zvicër ra ndjeshëm në tremujorin e parë -
Qiratë në Zvicër pritet të rriten përsëri -
Shtypi zviceran mbi filmin e Dea Gjinovcit: “Një kryevepër arti që sfidon” -
Investimet e huaja në Zvicër bien ndjeshëm















