Lajme
“Haveit-ët” puthen në qendër të Prishtinës
Katër vajza, Hana, Lola, Alketa e Vesa janë puthur ndërmjet veti në ditën e të dashuruarve “Shën Valentin” në Qendër të Prishtinës
Katër vajza që i përkasin një grupi me emrin “Haveit” kanë bërë një veprim të paimagjinueshëm deri tash në Kosovë. Në qendër të Prishtinës, në sheshin “Nënë Tereza” ato janë puthur, njëra me tjetrën, në prani të shumë kalimtarëve, duke dëshmuar orientin LGBT.
Këtë veprim vajzat, Hana, Lola, Alketa e Vesa, e kanë bërë në ditën e të dashuruarve “Shën Valentin”.
“Haveit” është grup i katër vajzave të cilat dalin përtej mentalitetit kosovar. “Ne nuk do të bëjmë asgjë më shumë veçse t’i tregojmë tregimet tona e të juaja!”, citojnë mediet në Kosovës këto vajza.
Hana, Lola, Alketa e Vesa kanë thënë se ato i ka bashkuar fatkeqësia që po i ndodhë popullit të Kosovës, në veçanti fermave. Sipas tyre, me këtë aktivitet po provojnë të japin mesazh tek qytetarët, për një jetë pa depresion, kur edhe femrat do të kenë rolin vendimtar në çdo aspekt.
Hana Qena, njëra prej anëtareve të “Haveit” thotë se me vetë faktin që dilet në rrugë, pritet gjithçka.
“Presim edhe keqkuptime, ato mund të vijnë nga secila anë. Por edhe kjo është anë e mirë sepse flitet për neve, bëjmë një performancë në rrugë dhe kjo është shënjestra jonë”, kështu ka thënë për Zërin” disa muaj më parë, Hana Qena.
“Ne kemi mendimin dhe idenë tonë dhe më pas gjejmë mënyrën më të mirë për ta transmetuar. Është më mirë të flitet për të sesa të injorohet”, ka deklaruar më pas ajo.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë Komisioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Liqenit të Gjenevës (CIPEL) ka paraqitur një vlerësim të përzier për... -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj













