Autotech
Smartphone që kushton më pak se 300 dollarë
Çmimi i smartphone të ri Huawei P Smart Z është 279,90 euro, ku përfshihet edhe mbushësi 15 Watt, kabllo USB-C dhe kufje me portë hyrëse 3,5 mm
Më në fund ka mbërritur Huawei P Smart Z, smartphone i fashës së mesme dhe është ashtu siç e kishim imagjinuar. Smartphone ka një raport të mirë mes çmimit dhe karakteristikave teknike.
Huawei P Smart Z ka dy karakteristika interesante që ia vlen t’i merrni në konsideratë për ta blerë: Fotokamera “pop-up” e përparme dhe bateria 4000 mAh. Dizajni, falë edhe zgjedhjes së fotokamerës, është tërësisht borderless dhe pa notch. Ekrani është 6,59 inç me raport 19,5:9.
Huawei P Smart Z ka procesor SoC Hisilicon Kirin 710F octacore me GPU Mali G51, 4 GB RAM dhe 64 GB memorie të brendshme që mund të zgjerohet deri në 512 GB me kartë MicroSD. Ekrani është 6,59 inç LCD TFT, me rezolucion FHD+ 2.340×1080 dhe dendësi 391 ppi, transmeton ‘monitor’.
Fotokamera e përparme “pop up” është 16 MP f/2.2, ndërsa fotokamera në pjesën e pasme është 16 MP f/1.8 pranë një tjetre 2 MP, përcjell albinfo.ch.
Sensori për gjurmët dixhitale është i pozicionuar në pjesën e pasme, në qendër. Bateria është 4.000 mAh. Sistemi Operativ është Android 9.0, i personalizuar me EMUI 9.0.
Çmimi i smartphone të ri Huawei P Smart Z është 279,90 euro, ku përfshihet edhe mbushësi 15 Watt, kabllo USB-C dhe kufje me portë hyrëse 3,5 mm.
Të ngjashme
Të tjera nga Autotech
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Kërkohet me peticion heqja e klasit të parë në transportin publik "Mjaft më me sistem dy-nivelësh në transportin publik" – kjo është kërkesa e një lëvizjeje aktiviste... -
Një lehtësim i vogël për nxënësit e shkollave ndërkufitare -
Mungesa e fondeve vonon lançimin e kartës elektronike të identitetit të Zvicrës -
Treni i ri i natës nga Berna drejt qyteteve evropiane nis më 2026 -
Zvicra me çmimet më të larta në Evropë













