Lajme
Një familje shet shtëpinë për azil, mbetet pa strehë
Sakrifica e katër anëtarëve të familjes Hajdini përfundoi para pak ditësh, kur ata u kthyen në Kosovë. Ata kishin shitur shtpinë për të kërkuar azil
Në kërkim të një jete më të mirë, familja Hajdini nga Prishtina, tetë muaj më parë e kishte shitur shtëpinë dhe ia kishin mërsyer Evropës për të marrë azil. Mirëpo sakrifica e katër anëtarëve të kësaj familje përfundoi para pak ditësh, kur ata u kthyen në Kosovë, por tash pa kulm mbi kokë.
Kryefamiljari Bejtë Hajdini së bashku me gruan dhe dy fëmijët e tij, para tetë muajve u nisën drejt Hungarisë. Atje qëndruan dy muaj dhe më pas marshuan për në Austri ku i kaluan gjashtë muajt e fundit, derisa nga autoritetet austriake morën rekomandimin që shumë shpejt ta lëshoj vendin.
Bejtë Hajdini thotë se iu refuzua kërkesa për azil, derisa iu kërkua që për një kohë të shkurtër ta lëshojë këtë vend dhe të kthehet në Kosovë si i riatdhesuar. Ai thotë se i është premtuar shumë nëse kthehet në Kosovë. Ai ankohet se Ministria e Brendshme nuk i ofroi ndihmën e premtuar.
Kjo familje që mbeti pa kulm mbi kokë, ashtu siç i takon edhe me Rregulloren 20/2013 për Riintegrimin të Personave të Riatdhesuar, kërkon t’i sigurohet strehimi. Por, sipas KTV, zyrtarë në Ministrinë e Brendshme të Kosovës, përgjegjëse për këtë proces, mohojnë se kjo familje ka bërë kërkesë për ndihmë.
Sipas informacioneve të kësaj ministrie, kjo familje nuk ka parashtruar asnjë kërkesë as në Zyrën komunale për komunitete dhe kthim në Prishtinë.
Ndryshe, si familja Hajdini ka edhe shumë familje të tjera që kanë shtëpinë ose banesën për të kërkuar një jetë më të mirë në BE. Përpjekjet e tyre shpeshherë kanë dalë të gabuara, pasi që zyrtarët e Bashkimit Evropian kanë thënë se më nuk ka azil për kosovarët.
Edhe autoritetet në Prishtinë kanë kërkuar që mos të shkohet në BE për azil, sepse aili i rremë është kancer për liberalizimin e vizave.
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre











