Futboll
Zyrtare: Ky do të jetë gjyqtari i finales së Europa League
Dy klubet angleze, Chelsea dhe Arsenal, do të kërkojnë ta fitojnë trofeun e Ligës së Evropës.
UEFA sot ka përzgjedhur gjyqtarët që do ta drejtojnë ndeshjen mes Chelseat dhe Arsenalit, që luhet më 29 maj në Baku të Azerbajxhanit.
Gianluca Rocchi nga Italia do të jetë gjyqtari kryesor i këtij takimi, ndërsa edhe asistentët e tij do të jenë italianë.
Në VAR do të jenë Daniele Orsato dhe Marco Guida.
Për Rocchin kjo është finalja e parë që drejton në Ligën e Evropës, ndërsa ai ka qenë gjyqtar kryesor në finalen e Super Kupës së Evropës më 2017 mes Real Madridit dhe Manchester United, transmeton Insporti, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër Futbolli i të rinjve zviceranë po bëhet gjithnjë e më shumë një zonë dhune. ... -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën -
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau














