Shkurt.ch
Polici lirohet nga fajësia për sharje raciste
Sipas Gjykatës Federale, shprehjet “Sau Ausländer” dhe “Dreck Asylant” mund të prekin njerëz prejardhjesh, etnish dhe religjionesh të ndryshme, kështu që atyre u mungon poenta e diskriminimit në bazë race
Sharjet si “Dreckasylant” (azilant i fëlliqur) ose “Sauausländer” (i huaj derri) nuk janë vetvetiu me përmbajtje raciste. Sipas pikëpamjes së Gjykatës Federale, të prezantuar edhe në një vendim të saj gjyqësor, shprehjet e nuk kanë karakter racist as kur thuhen në lidhje me një nacionalitet të caktuar.
Rasti të cilit i referohet Gjykata ka ndodhur në vitin 2007 kur një polic në Bazel, kishte arrestuar një azilkërkues algjerian të dyshuar për vjedhje xhepash. Me atë rast ai, duke ia vënë prangat, para shumë njerëzve kureshtarë e kishte sharë me zë të lartë azilkërkuesin me fjalët “Dreckasylant” dhe “Sauausländer”.
Një gjykatë e Bazelit e kishte shpallur policin fajtor për diskriminim me bazë race duke i shqiptuar një dënim me gjobë, me kusht. Me vendimin e saj të fundit, Gjykata Federale si shkalla më e lartë, i ka dhënë të drejtë policit dhe e ka bërë të pavlefshëm dënimin e shqiptuar nga gjykata e Bazelit.
Sipas Gjykatës Federale, shprehjet “Ausländer” dhe “Asylant” mund të prekin njerëz prejardhjesh, etnish dhe religjionesh të ndryshme, kështu që atyre u mungon poenta diskriminuese. Për më tepër, sipas gjykatës, edhe lidhja e shprehjeve te përmendura më lartë me shprehjet si “Sau” (derr) ose “Dreck” (flliqësi) me emërtimin e nacionaliteteve ose etnive të caktuara nuk përbën diskriminim racor.
Shprehjet në fjalë janë të pranishme prej kohësh në regjionin gjuhësor gjerman dhe përdoren për shprehje të pakënaqësisë. Ato mund të merren si sharje të thjeshta por jo edhe si sulm mbi dinjitetin njerëzor, që do të ishte kusht për të plotësuar përshkrimin e veprës penale të diskriminimit racist.
Në rastet kur kjo shprehje përdoret ndaj personave të veçantë, palët tjera, te paprekura nuk e përjetojnë atë si sulm racist mbi dinjitetin njerëzor por si një shkelje pak a shumë primitive të motivuar nga urrejtja për të huajt që cenon nderin e personit të sharë.
Sharjet e bëra nga polici në rastin konkret janë gjithsesi të papranueshme. Por ato mund të konsiderohen vetëm si sharje dhe jo fyerje në bazë race.
Rasti kthehet sërish për shqyrtim në gjykatën e Bazelit.
(albinfo.ch&sda)
E-Diaspora
-
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit "Synimi ka qenë krijimi i një hapësire të qëndrueshme për promovimin e filmit kosovar dhe shqiptar,... -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
“Pse jemi të ndarë?” – Një thirrje e fuqishme për vetëdijesim -
Premierë botërore për filmin “Dua” në Festivalin e Kanës, moment krenarie për kinemanë kosovare -
Dua Lipa publikon albumin dhe filmin koncertal “Live From Mexico”
Jeta në Zvicër
-
Gjykata Federale: Lidhjet romantike midis gjyqtarëve, “të papërshtatshme” Marrëdhëniet romantike midis gjyqtarëve shkelin “zakonet” e vendosura të gjyqtarëve të Gjykatës Supreme Federale”. Ky ishte... -
Ja sa para po shpenzohen në fushatat rreth nismës “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Është rinovuar para afatit pista kryesore e Aeroportit të Bazelit -
Mungesa e strehimit në Cyrih dominon votimin e 14 qershorit -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit














