Lajme
Korrupsioni pengesa kryesore për investime
Investitorët austriakë situatën ekonomike në Kosovë, e shohin si jo të mirë, ndërsa korrupsionin dhe procedurat burokratike i konsiderojnë si faktorë demotivues
Korrupsioni, sistemi doganor dhe procedurat burokratike, janë vetëm disa nga faktorët që kanë demotivuar investitorët austriakë që të vinë dhe të investojnë në Kosovë. Kështu të paktën thuhet në barometrin e ekonomisë në Kosovë me titull: “Anketa e bizneseve austriake”.
Ky barometër do të shpaloset nesër nga Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) dhe Oda Ekonomike Federale e Austrisë në kuadër të Ambasadës së Austrisë në Prishtinë.
Bizneset austriake të cilat kanë shtrirë investimet e tyre në Kosovë vlerësojnë se atraktiviteti për të investuar në vend me notë mestare.
Situatën ekonomike, investitorët austriakë e shohin si jo të mirë, ndërsa gjysma e tyre e presin një optimizëm më të mirë, derisa 57 për qind e tyre presin rritje të investime dhe punësim në të ardhmen.
Austria, ndërkaq është një ndër partneret më të rëndësishëm në Kosovë dhe shuma totale e investimeve austriake tejkalon qindra miliona euro. Barometri në mënyrë profesionale i identifikon barrierat dhe përparësitë e të bërit biznes në Kosovë.
Prezantimi do të bëhet nga, Peter Hasslaher, i cili është i dërguari për ekonomi në Ambasadën e Austrisë në Kosovë, përgjegjës për Slloveni, Kosove dhe Shqipëri, raporton “KLive”.
Kryetari i Odes Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, ka thënë se ky barometër është shumë interesant, duke theksuar se investimet nga Austria në Kosovë në vitin 2013 kanë kaluar shifrën prej 150 milionë euro. Investimet austriake në Kosovë janë kryesisht në ambientin e shërbimeve.
“Dy të tretat e anketuarve të bizneseve austriake e shohin si jo të mirë situatën ekonomike në Kosovë, ndërsa gjysma e tyre e presin një optimizëm më të mirë. Ndërsa 57 për qind e tyre presin rritje të investime dhe punësim në të ardhmen. Atraktivitetin për investime e vlerësojnë mesatar, ku si pengesa kryesore shihet korrupsioni, Dogana, procedurat burokratike dhe niveli i ulët i pagesave”, ka thënë Gërxhaliu.
Ai ka potencuar se Austria është një partner strategjik për Kosovën dhe se ndihma më e mirë e saj, sipas tij, është pranimi i diplomave të Kosovës të viteve të 90-ta, e që të diplomuarit e këtyre viteve do ta kenë mundësinë që të vazhdojnë studimet edhe më tej në Austri.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë Komisioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Liqenit të Gjenevës (CIPEL) ka paraqitur një vlerësim të përzier për... -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj













