Kosova
Qytetarët e mirëpresin linjën Prishtinë-Aeroport
Nga fillimi i këtij muaji ka nisur linja e rregullt e transportit publik Prishtinë-Aeroport
Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, për shumë vite i ka munguar transporti publik. Udhëtarët të cilët dikur paguanin shuma bukur të mëdha për të shkuar në aeroport, tash e tutje kanë mundësi që të udhëtojnë me autobus urban.
Nga ky muaj, Komuna e Prishtinës ka bërë zgjidhje duke lëshuar linjën e rregullt Prishtinë-Aeroport, e cila qarkullon çdo orë, duke filluar nga ora tre e mëngjesit deri në njëzetenjë të mbrëmjes.
Nga fillimi i këtij muaji ka nisur linja e rregullt e transportit publik Prishtinë-Aeroport. Lulzim Rexhepaj, kryeshef Ekzekutiv i “Trafikut Urban”, tha për Radio Kosovën se presioni për hapjen e kësaj linje ka qenë mjaft i madh. “Fillimisht kemi menduar se nuk do te këtë shumë udhëtarë, por informacionet e para flasin se qytetarët e kanë mirëpritur dhe po e përdorin këtë linjë”, është shprehur Rexhepaj, përcjell albinfo.ch.
Nisjet e para janë në orën tre të mëngjesit, nga stacioni i autobusëve në Prishtinë, ku më pas autobusi kalon nga qendra në pjesën kah Hoteli “Grand”, “Pallati i Rinisë”, për kaluar në Rrugën “Bill Clinton”, dhe ndalja e radhës do të jete te rrethi në Fushë Kosovë për të vazhduar në aeroport.
Qytetarja Antigona Gashi, e cila po udhëtonte me autobus nga Prishtina për në aeroport, thotë se kjo linjë e autobusit është një lehtësim për ta, pasi që më herët kanë udhëtuar me taksi dhe kanë shpenzuar më shumë.
“Po udhëtoj për aeroport. Jam duke shkuar për ta pritur vëllanë. Sot është hera e parë që po udhëtoj me autobus. Veç e mora orarin dhe pas një ore kthehemi prapë me autobus. Shumë lehtësim me autobus. Më herët më është dashur të paguaj taksi për të shkuar në aeroport, sepse autobusë s’ka pasur dhe kam shpenzuar më shume për taksi”.
Bileta për qytetarët që shfrytëzojnë autobusin për në aeroport është tri euro, kurse për punëtorët e aeroportit është një euro.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Mbi 77 mijë votues nga diaspora janë regjistruar për zgjedhjet e 28 dhjetorit 77 mijë aplikime për votim nga jashtë Kosovës... -
LDK mban takim me mërgatën në Austri -
Shqiptarja debuton në ekranin e madh me filmin britanik kriminal “A Gangster’s Life” -
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë -
Ceremonia e Çmimeve AWL 2025 mbyll me sukses edicionin e gjashtë në Prishtinë
Jeta në Zvicër
-
Statistika: Hajnat deportohen më shpesh nga Zvicra sesa dhunuesit e vrasësit Statistikat e Sekretariatit Shtetëror për Migracionin (SEM) tregojnë se rreth 62% e të huajve të dënuar... -
Punimet në Gotthard do të shkaktojnë vonesa për trenat zviceranë në janar 2026 -
Nga dita e diel: Shërbimi i ri i Léman Express për në aeroport -
Zyrtare: Tarifat amerikane për produktet zvicerane u ulën në 15% -
Stacioni tokësor Starlink miratohet për Valais













