Lajme
DASH: Në Kosovë ka shkelje të të drejtave të njeriu
Ekstremistët serbë në veriu e Kosovës dhe diskriminimi i komuniteti LGBT, përbejnë shkeljet më të rënd të të drejtave të njeriut në Kosovës, konsideron DASH
Përpjekjet e ekstremistëve serbë për të bllokuar normalizimin e gjendjes në veri, përfshirë vendosjen e barrikadave dhe kufizimet e lirisë së lëvizjes të njerëzve dhe mallrave, përbën shkeljen më të rëndë të të drejtave të njeriut në Kosovë gjatë vitin 2013. Kështu thuhet në Raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për të Drejtat e Njeriut.
Sipas DASH, ekstremistët dhe elementet kriminale kanë përdorur dhunën dhe frikësimin kundër kundërshtarëve të brendshëm, përfshirë vrasjen e një pjesëtari të EULEX-it në muajin shtator.
“Gjatë zgjedhjeve komunale të nëntorit, sulmuesit kanë hyrë dhe kanë rrënuar tre qendra votimi në veri, duke e bërë të domosdoshëm rivotimin dy javë më vonë”, thuhet në raport, citon REL.
Departamenti amerikan i Shtetit ka vlerësuar si shqetësim të dytë dhunën dhe diskriminimin shoqëror kundër pjesëtarëve të pakicave etnike, personave me aftësi të kufizuara dhe pjesëtarëve të komunitetit LGBT (lesbike, homoseksual, biseksual dhe transseksual).
Raporti thekson se problemet e tjera me të drejtat e njeriut kanë përfshirë keqtrajtimin e raportuar policor të të burgosurve, dhunën në mes të burgosurve, korrupsionin dhe favorizimin në burgje, paraburgimin e gjatë dhe mungesën e efikasitetit gjyqësor, frikësimet e mediave nga zyrtarët publikë dhe retorikën antisemitike.
Raporti citon organizata dhe OJQ ndërkombëtare të kenë thënë se korrupsioni mbetet problem serioz. Mungesa e mbikëqyrjes efektive gjyqësore dhe dobësia e përgjithshme në sundimin e ligjit i kanë kontribuuar problemit, vlerëson raporti.
“Në shtator, Zyra e Prokurorit ka njoftuar se ka trajtuar 2,307 raste të korrupsionit, përfshirë zyrtarë publikë, në mes të janarit 2012 dhe shtatorit 2013. Gjykatat kanë dënuar 187 individë me burgim”, kujton raporti i DASH-it.
“Qeveria ka ndërmarr hapa për të ndjekur penalisht dhe dënuar zyrtarët që kanë kryer abuzime, si në shërbimet e sigurimit apo diku tjetër në qeveri, megjithatë shumë zyrtarë të lartë që supozohet se janë përfshirë në korrupsion, kanë vepruar pa u ndëshkuar,” thekson DASH.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit "Synimi ka qenë krijimi i një hapësire të qëndrueshme për promovimin e filmit kosovar dhe shqiptar,... -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
“Pse jemi të ndarë?” – Një thirrje e fuqishme për vetëdijesim -
Premierë botërore për filmin “Dua” në Festivalin e Kanës, moment krenarie për kinemanë kosovare -
Dua Lipa publikon albumin dhe filmin koncertal “Live From Mexico”
Jeta në Zvicër
-
Gjykata Federale: Lidhjet romantike midis gjyqtarëve, “të papërshtatshme” Seanca u nxit nga marrëdhënia e bërë publike midis Gjyqtares Federale Beatrice van de Graaf dhe... -
Ja sa para po shpenzohen në fushatat rreth nismës “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Është rinovuar para afatit pista kryesore e Aeroportit të Bazelit -
Mungesa e strehimit në Cyrih dominon votimin e 14 qershorit -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit













