Shkurt.ch
Disa tradita zvicerane që emigrantët duhet t’i dinë
Në Zvicër, kultura është e çmuar. Panairet tradicionale, festivalet dhe lojërat mbahen gjatë gjithë vitit, përcjell albinfo.ch.
Zvicra është shumë më e pasur me kulturë dhe tradita sesa çokollata tipike, djathi dhe orët luksoze që turistët e duan. Shpesh emigrantët përpiqen të zhyten në kulturën e vendit vetëm të ndihen si në shtëpi.
Rëndësia e arinjve në Bernë
Shumica e turistëve e njohin parkun e ariut në pjesën lindore të Bernës, por shumë veta nuk e dinë se pse dhe si u bë ariu simbol i qytetit. Legjenda zvicerane thotë se Berchtold V, Duka i Zahringen, e quajti qytetin e Bernës pas kafshës së parë që ai gjuajti me sukses në pyll në shekullin e 12-të, përcjell albinfo.ch.
Festivali L’Escalade në Gjenevë
Çdo vit, qytetarët e Gjenevës festojnë fitoren e tyre kundër një sulmi të Dukës së Savojës dhe ushtarëve të tij në një natë të ftohtë e të errët në vitin 1602 me një festival të mbushur me ushqim, pije dhe kostume të periudhës që zhvillohet në fundjavë para ose pas 11 dhjetorit. Fëmijët zviceranë vishen dhe shkojnë derë më derë duke kënduar këngën Escalade tani më një himn i Gjenevës.
Sporti i Hornussen
Luaj një lojë të Hornussen që të ndjeheni banor i vërtetë i Zvicrës. Loja, e përshkruar shpesh si një kombinim i golfit dhe bejsbollit, thuhet se ka origjinën nga fermerët zviceranë, përbëhet nga dy ekipe dhe një disk i quajtur Nouss, i cili goditet drejtë ekipit kundërshtar, përcjell albinfo.ch.
Schwingen apo sporti i mundjes
Sporti i mundjes i njohur te zviceranët si Schwingen është një nga sportet me unike të Zvicrës. Schwingen thuhet se ka origjinën nga Zvicra mesjetare dhe është bërë një nga zakonet më të çmuara të Zvicrës. Një nga festivalet më të famshme të Schwingen është Eidgenössisches Schwing– und Älplerfest, që mbahet vetëm çdo tre vjet.
E-Diaspora
-
Alis nga Eurovisioni: “Një ëndërr që po e jetoj” Përfaqësuesi i Shqipërisë në Eurovision 2026 ndau emocione nga ceremonia hapëse “turquoise carpet”... -
Suedi: Arrestohen tre të dyshuar për vrasjen e 20-vjeçarit shqiptar -
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë, çelës për zhvillim ekonomik -
Kanada
Nga Kosova në Parlamentin e Kanadasë, një rrëfim suksesi dhe vlerësimi -
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zhduket pa gjurmë 26-vjeçarja në Alpet e Bernës, familja në ankth apelon publikisht: “Vazhdoni ta kërkoni Abrarin!” Studentja e mjekësisë u zhduk para 10 ditësh në Alpet e Bernës. Familja e saj lutet:... -
Studimi në Zvicër: Testet e vozitjes për të moshuarit mbi 75 vjeç nuk janë të besueshme -
Pse Zvicra u bë kaq e pasur -
Gratë mbi 50 vjeç po nënvlerësohen në tregun e punës në Zvicër -
Cilët sektorë preken nga iniciativa kundër emigracionit















