Futboll
Ajeti dhe Xhaka të lumtur që fituan Kupën e Zvicrës
Futbollistët shqiptarë edhe një herë protagonist për skuadrën e Baselit
Baseli fitoi Kupën e Zvicrës të dielën, duke mundur në finale Thunin 2:1, për tu stolisur me Kupën e 13-të në histori.
Edhe në këtë sukses ndihmuan futbollistët shqiptarë, ku Albian Ajeti shënoi për 1:0, derisa Taulant Xhaka luajti si mbrojtës i djathtë, shkruan albinfo.ch.
Pas ndeshjes kanë folur edhe protagonistët, në mesin e tyre edhe Ajeti dhe Xhaka. Ata për “Nau.ch” janë shprehur të lumtur për këtë trofe, edhe pse nuk arritën të fitojnë titullin e kampionit.
“Goli për 1:0 ishte shumë i rëndësishëm. Thuni ishte shumë i fortë. Duhet t’I komplementoj”, deklaroi Ajeti pas ndeshjes.
“Nuk e kam problem ndërrimin e pozitës. Jam shumë i lumtur që fituam ndeshjen. Doja të fitonim për tifozët”, u shpreh Xhaka.
Pjesë e Baselit është edhe Edon Zhegrova, që nuk u aktivizua.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre












