Shkurt.ch
Disa fakte interesante rreth Zvicrës
Shumica e njohin Zvicrën si vend i Apleve, vend që prodhon çokollatë dhe për jetën e shtrenjtë. Megjithatë, Zvicra është e njohur edhe për gjëra të tjera, që mbase jo shumica i dinë, shkruan albinfo.ch.
Nëse po planifikoni ta vizitoni apo të zhvendoseni për të jetuar në vendin alpin, është mirë t’i dini edhe disa gjëra rreth Zvicrës.
Albinfo.ch ka përzgjedhur 10 fakte rreth Zvicrës nga uebi “Serious facts”.
Fillimisht, Zvicra është quajtur Helvetia.
Zvicra është ndër vendet që prodhon më së shumti çokollatë në botë, e po ashtu, zviceranët janë ndër popujt që hanë më së shumti çokollatë.
Në Zvicër janë më shumë se 1500 liqene.
Mësimdhënia në Zvicër është ndër profesionet më të paguara.
Jean-Henri Dunant, biznesmen zviceran dhe themelues i Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, mori çmimin e parë Nobel për Paqe në vitin 1901, bashkë me Frederic Passy.
Qyteti më i madh i Zvicrës është Cyrihu, por Berna është kryeqyteti i këtij vendi.
Shumica e orëve luksoze të botës janë prodhuar në Zvicër.
Skijimi dhe alpinizmi janë ndër sportet më të popullarizuara në Zvicër.
“Nescafe”, kafeja e famshme në botë, është prodhuar në Zvicër për herë të parë.
Dita e parë e gushtit shënon Ditën e Pavarësisë në Zvicër.
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Gjendet kufoma e vogëlushit shqiptar të zhdukur në lumin Reuss Tiani pesëvjeçar bashkë me familjen e tij ishin përfshirë në një aksident në lumin Reuss të... -
Pasojat e të nxehtit në Zvicër -
Vullnetarë të shumtë po ndihmojnë në kërkimin e 5 vjeçarit shqiptar, në lumin Reuss -
Escholzmatt, Lucern: Një grua gjendet e vdekur, i dyshuari është plagosur rëndë -
Fillon fushata e mbledhjes së nënshkrimeve për transport publik falas














