Maqedonia
Parada e Krenarisë në Shkup, sfidë për demokracinë
Parada e Krenarisë, e cila pritet të mbahet në qershor në Maqedoninë e Veriut, paraqet një mundësi për t’u fokusuar te problemet me të cilat përballet komuniteti LGBT, thonë organizatorët e paradës në fjalë.
Irena Cvetkoviq nga Këshilli organizativ i paradës, thotë se ka shumë arsye që në Shkup të organizohet një Paradë e Krenarisë për të thyer paragjykimet dhe për të vënë theksin te problemet me të cilat përballet komuniteti LGBT në Maqedoninë e Veriut, si rrjedhojë e stigmatizimit për shkak të orientimit të ndryshëm seksual.
“Ne, si shtet, jemi të fundit në rajon, bashkë me Bosnjën, që nuk kanë organizuar Paradën e Krenarisë. Shëtitjet e këtilla, veçanërisht në rajon ku bën pjesë dhe vendi ynë, më pak kanë të bëjnë me festimin dhe shumë më shumë kanë të bëjnë me përçimin e një porosie protestuese. Qëllimi i paradës është që sërish të hapim çështjet që kanë të bëjnë me të drejtat e komunitetit të LGBT”.
“Presim mbështetje nga të gjitha palët, por se a do të ndodhë kjo, do ta shohim”, thotë për Radion Evropa e Lirë Irena Cvetkoviq, nga Këshilli koordinues për organizimin e paradës.
Përfaqësues nga komuniteti LGBT thonë se Maqedonia e Veriut ka shumë punë për të bërë në drejtim të ngritjes së vetëdijes që kjo pjesë e shoqërisë të mos paragjykohet dhe atakohet.
Parada e Krenarisë, e cila pritet të mbahet në qershor në Maqedoninë e Veriut, paraqet një mundësi për t’u fokusuar te problemet me të cilat përballet komuniteti LGBT, thonë organizatorët e paradës në fjalë.
Irena Cvetkoviq nga Këshilli organizativ i paradës, thotë se ka shumë arsye që në Shkup të organizohet një Paradë e Krenarisë për të thyer paragjykimet dhe për të vënë theksin te problemet me të cilat përballet komuniteti LGBT në Maqedoninë e Veriut, si rrjedhojë stigmatizimit për shkak të orientimit të ndryshëm seksual.
“Ne, si shtet, jemi të fundit në rajon, bashkë me Bosnjën, që nuk kanë organizuar Paradën e Krenarisë. Shëtitjet e këtilla, veçanërisht në rajon ku bën pjesë dhe vendi ynë, më pak kanë të bëjnë me festimin dhe shumë më shumë kanë të bëjnë me përçimin e një porosie protestuese. Qëllimi i paradës është që sërish të hapim çështjet që kanë të bëjnë me të drejtat e komunitetit të LGBT”.
“Presim mbështetje nga të gjitha palët, por se a do të ndodhë kjo, do ta shohim”, thotë për Radion Evropa e Lirë, Irena Cvetkoviq, nga Këshilli koordinues për organizimin e paradës, përcjell Albinfo.ch.
Përfaqësues nga komuniteti LGBT, thonë se Maqedonia e Veriut ka shumë punë për të bërë në drejtim të ngritjes së vetëdijes që kjo pjesë e shoqërisë të mos paragjykohet dhe atakohet.
Përfaqësuesit e LGBT-së në Maqedoninë e Veriu njëherësh kanë kërkuar që në Paradën e Krenarisë të përfshihen dhe personalite nga politika, kultura, arsimi etj., për të sensibilizuar opinionin për rëndësinë e çlirimit të shoqërisë nga paragjykimet.
Një pjesë e qytetarëve janë shprehur se do ta mbështesin paradën në fjalë, por pjesa më e madhe e tyre përmes rrjeteve sociale vlerësojnë se shteti, në vend se të shpenzojë mjete për Paradën e krenarisë, mjetet do të duhej t’i orientonte në shëndetësi, arsim etj.
Kjo i ka shtyrë organizatorët e paradës në fjalë që t’u bëjnë thirrje të gjitha institucioneve të vendit që të jenë në krye të detyrës, në mënyrë që çdo pjesëmarrës të ndihet i sigurt.
“Jemi të vetëdijshëm se ditëve të fundit, përmes rrjeteve sociale kemi të shprehur gjuhën e urrejtjes ndaj personave që i përkasin LGBT-së dhe bëhen thirrje të ndryshme, linçimi i tyre, linçimi i përfaqësuesve të LGBT –së, por më duhet të theksoj se tani radhën e kanë institucionet që të veprojnë me tërë kapacitetin e tyre për të garantuar një tubim të qetë”, thotë Irena Cvetkoviq.
Të ngjashme
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Si do të ndikonte nisma zvicerane kundër imigracionit në universitete? Nëse votuesit zviceranë do të mbështesnin propozimin e krahut të djathtë për të frenuar numrin e... -
Blerja e energjisë elektrike nga fqinjët po bëhet realitet në Zvicrën frëngjishtfolëse -
Dogana zvicerane konfiskon një sasi të madhe pule dhe patate të skuqura -
Krimet shënuan rënie në Zvicër gjatë 2025-ës, por vrasjet dhe dhuna e rëndë u rritën -
OKB: Dekada më e nxehtë në histori është konfirmuar












